Arkiv-Lajme
Nisin thashethemet për emërimet e drejtorive të rëndësishme. Kë do të zgjedhë Rama për Policinë e Shtetit?
Ndërsa pret mbledhjen e Kuvendit Edi Rama vazhdon procesin e ngritjes së strukturave të shtetit që ai do të drejtojë. Sipas gazetës Shqiptarja.com janë disa drejtori si e Postave, Doganave, Tatim-Taksave,
Siria, lufta që afrohet. Çfarë thonë të mëdhenjtë?
Ndërhyrja e perëndimit në Siri po afrohet çdo minutë. Më poshtë ju sjellim disa nga opinionet e njerëzve mendimi i të cilëve ngre peshë:
Dmitry Rogozin - Zëvendës Kryeministri i Rusisë
"Perëndimi po sillet ndaj botës islame si një majmun me një granatë në dorë."
Alastair Campbell - Ish drejtor i komunikimit në Downing Street
Fevziu beson se “fshesa” në bregdet është e pamundur, dhe hedh poshtë negociatat për të ndërruar “Klan”
Gazetari, Blendi Fevziu gjatë një bisede në studion e “ABC News” parashikon se qeveria Rama nuk do të mundet të ndalojë ndërtimet pa leje e as të bëjë “fshesën” e bregdetit, për arsyen se asnjë “qeveri nuk ia ka dalë. Jo se nuk ka dashur, por se nuk ka mundur. Shoqëria jonë nuk është e pregatitur për këtë gjë...”
Sami Neza për konferencën “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, PS nuk e tha në fushatë
Në një shkrim të sotëm te Panorama, Sami Neza e trajton konferencën dy ditore të PS si një “koperturë për trajtimin e ashpër urban që qeveria e re ka lajmëruar se do të bëjë në të gjithë vendin.”
Për Nezën, prishja e ndërtimeve pa leje është një emergjencë, por, thotë ai “Nuk ka qenë e nevojshme të ftohen të huajt për të na mbushur mendjen të pranojmë aksionin e lajmëruar të Ramës. Edhe Kryeministri i ri e di këtë gjë. Dhe përderisa e di, nuk e ka pasur këtu hallin. Halli është te pranimi i modelit që propagandon qeveria e re”
Na gënjejnë mediet perëndimore, apo mediat ruse gënjejnë popullin rus?
“Terroristë dhe islamistë”, këto janë termatë me të cilët mediat e kontrolluar nga shteti rus i referohen opozitës në Siri. Dhe në kthim, Presidenti Bashar al-Assad e ka falendruar hapur Putinin për mbështetjen e tij. Për më shumë se dy vjet, Rusia dhe Kina së bashku – kanë sabotuar të gjitha përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur sanksione të ashpra kundër regjimit të Asadit në Siri. Rusia dhe Irani kanë furnizuar ushtrinë e Asadit me armë në luftën kundër popullit të vet.
Bum miliona eurosh “arabe” në Kosovë, askush nuk di nga kush, pse dhe mbi të gjitha ku “zhduken”
Para pak ditësh, 2 gazetarë kosovarë të Zërit kanë investiguar transfertat nga jashtë. Konkluzioni: Mbi 30 milionë euro kanë hyrë në Kosovë brenda gjashtë muajve nga katër vende arabe. Zyrtarisht banka tregon vetëm shtetet prej nga vijnë, por jo edhe kush i sjell ato dhe çfarë destinacionin kanë. Gazeta “Zëri” ka siguruar depozitat e këtyre milionave që vijnë nga disa shtete arabe. Sipas këtyre të dhënave, nga janari në qershor të 2012, në Kosovë nga katër shtete arabe kanë hyrë 30 milionë e 13 mijë euro.
Si po e ndihmojnë nacionalistët shqiptarë Agimin e Artë? Leart Kola jep më shumë se një arsye
Në një shkrim te Tema të titulluar “Po Noli?” Leart Kola vlerëson se në rastin e Përmetit është krijuar një “aleancë absurde mes Agimit të Artë e nacionalistëve shqiptarë” një aleancë kjo që do krijojë një “hegjemoni dhe një stabilizim të retorikës së urrejtjes e cila do jetë shumë e vështirë për t’u luftuar në të ardhmen”.
Shkruan Kola:
Shënim: racizmi që vishet me pseudoshkencë, edhe kur niset për të treguar se pse Berisha është “Berisha”
Sot te Dita, Minella Aleksi bën një analizë psikologjike të dy liderëve, Sali Berisha e Edi Rama.
Stefani analizon djallëzitë në deklaratën e zv/Min. të Jashtëm grek për “Përmetin”
Andrea Stefani analizon te “Shqip” ndërhyrjen e diplomacisë greke në konfliktin në Përmet, duke e përmbledhur me termat “brutalitet dhe arrogancë” e që, për të faktohet edhe nga deklarata e djeshme e zëvendësministrit të Jashtëm grek, Dimitris Kourkoulas, ku pakicat fetare thuajse miksohen me ato etnike.
Arrogancën e kishës ndaj vendimeve të gjykatës, injoronte deklarata e ministrisë greke, thotë Stefani:
Elbasani “çudit” si shpeshherë: “Arvizu, qytetar nderi” (dhe PD e bojkoton!)
Këshilli Bashkiak i Elbasanit, ku shumicën e votave e kanë pasur të majtët, ka miratuar vendimin për të bërë “Qytetar Nderi” ambasadorin në ikje të SHBA-së në Tiranë , Aleksandër Arvizu. Siç raporton SHQIP, vendimi është marrë (siç e do tradita më e mirë e “demokracisë” lokale) pavarësisht se këshilltarët e PD-së nuk morën pjesë në mbledhje (por, aleatët e Pd-së po).
Se çfarë ka bërë Arvizu për qytetin e Elbasanit për të merituar këtë titull (propozuar nga Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini) mund të lexohet në motivimin përkatës:
