Arkiv-Lajme
Siria, po përgatitet sulmi. “Mos guxoni, do t’ju surprizojmë”, thotë Damasku
Po mblidhen retë e sulmit aleat mbi regjimin sirian. Gazeta Uashington Post njofton se
presidenti amerikan Obama po shqyrton mundësinë e një sulmi ushtarak mbi Damaskun. Por para kësaj, pritet që agjencitë amerikane të zbulimit të paraqesin informacione që mbështesin tezën e përdorimit të gazit kimik sarin nga ana e qeverisë Asad, duke përfshirë edhe përgjime telefonike ndërmjet komandantëve të ushtrisë siriane. Obamës i duhet një miratim nga Kongresi për ndërhyrjen ushtarake, sidomos në mungesë të një mandati nga Kombet e Bashkuara, pas refuzimit të fortë të Rusisë dhe Kinës.
PD mori koston e LSI-së më 21 janar, thotë Imami. Asnjë fjalë për të vrarët
Ministri i Mbrojtjes në ikje, Arben Imami, ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, ku ndër të tjera trajton edhe shkaqet e humbjes së PD-së në zgjedhje. Imami ndalet veçanërisht tek marrëdhënia PD-LSI, dhe thotë: “…Ne mbajtëm peshën e LSI-së më 21 janar dhe më mbrapa. Sulmi opozitar nuk ishte vetëm kundrejt nesh, por ishte i drejtuar në një masë të madhe edhe kundër LSI. Nuk mund të kishte rilindje dhe faktikisht nuk ka rilindje, sepse ajo nuk është votuar. Nuk mund të ketë rilindje në momentin që platforma e Rilindjes ka qenë gjithashtu kundër LSI-së.
Pylli i Krujës jepet për gurore. Berisha, zinxhir zullumesh në ikje
Kur merr një vendim të diskutueshëm, bëhesh objekt debatesh e kritikash. Duket se kryeministri në ikje e ka zgjidhur këtë ngërç, pasi seriali i vendimeve skandaloze nuk ka të sosur. Keshtu, “Shekulli” raporton se Berisha i ka bërë dhuratë një pyll në Krujë kompanisë Shpresa-Al, kliente e kontabilistes Shpresa Breçani, e afërme e familjes Berisha. Kësaj kompanie i janë dhënë 19 hektarë nga pylli i Krujës për ta shfrytëzuar si gurore. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në datën 31 korrik të këtij viti, me firmën e kryeministri në detyrë Sali Berisha dhe ka numrin 654.
Tenderi i Albpetrolit dhe drejtori-shef i PD-së. Meqë po flisnim për babëzinë…
Tenderi i “çuditshëm” i kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, ka marrë sot vëmendjen e shtypit. Është fjala për një tender që drejtori Ferdinand Murati, njëherësh drejtues i PD-së Fier (çfarë koinçidence) ka kryer për shitjen e të gjithë naftës për vitin 2013, të cilën kompania e nxjerr nga puset e veta dhe që përfiton nga marrëveshjet që kanë kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë puset e naftës në Shqipëri. Një dokument i zbuluar dje nga deputeti i PS, Erjon Braçe, drejtuar kompanisë konçesionare Bankers, zbulon se Albpetrol kërkon të shesë edhe sasi nafte që nuk i ka.
Acid në fytyrë vajzës, talibanët mes nesh
Ora News njofton se sot paradite një vajzë ka rënë pre e një sulmi me acid. Ngjarja ka ndodhur pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, ku viktima 27 vjeçarja me inicialet V. D është sulmuar me acid në fytyrë. Menjëherë ajo është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, që kanë nisur hetimet. Ky lloj “hakmarrjeje” talibane ndaj femrës, që synon shfytyrimin e saj, ka ndodhur edhe më parë. Por fakti që përsëritet herë pas here, dëshmon regres dramatik të shoqërisë.
a.k
Kryebashkiaku i Konicës, mesazh qesharak homologut përmetar
Binjakëzimi mes dy qyteteve është një proces normal, por është absurde që kryebashkiaku i njërit të shqetësohet e në vijim, të paralajmërojë për besimtarët e qytetit tjetër. Ndodhi kjo me qytetin e Konicës, në kufi me Përmetin, që siç njofton A1 Report ka kërcënuar prishjen e marrëdhënieve të binjakëzimit për Bashkinë e Përmetit. Ditën e djeshme i është dërguar një letër zyrtare, kryebashkiakut përmetar Gilberto Jaçe, nga homologu i tij i Konicës në Greqi, Panagiotis Gargalas, ku shprehet shqetësimi për ngjarjet e ndodhura në Përmet me Kishën Ortodokse. Ja ç’thotë Gargalas:
Takimi Arvizu-Kodheli, jo dhe aq për SHQUP-in. Megjithatë thuhen dy fjalë
Takimi i kësaj pasditeje të ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu në selinë e Partisë Socialiste me Mimi Kodhelin, e propozuar nga kryesocialisti Rama si ministre e Mbrojtjes, zgjati plot dy orë. Prononcimi i shkurtër për mediat mbi temën e takimit të kryer me ambasadorin, lë të kuptohet se edhe situata e ndezur ndërkombëtare lidhur me Sirinë duhet të jetë një arsye e fortë për këtë takim të gjatë. “Shqipëria do të jetë vend kontribues për paqen dhe ambasadori Arvizu më siguroi se do të vijojë të mbështesë në këtë plan qeverinë e re.
Avionë sekretë me miliarda euro për Greqinë
Shqiptarët janë të njohur me konceptin e ndihmave nga jashtë, por as në ëndrrat më të çmendura nuk do kishin menduar se lloji i ndihmës do ishte… avionë plot me euro. Gazeta britanike Daily Mail duke komentuar librin e autorit Faisal Islam, gazetar ekonomie, bën me dije se në periudhën më të rëndë të krizës greke, 2009-11, vendin nuk e shpëtuan paketat e shumëpërfolura të ndihmave të Trojkës europiane, por avionë sekretë plot me euro. Është fjala për një vlerë rreth 10 miliardë dollarë si injeksion i parë.
Bumçi ua mbledh ndërkombëtarëve: Ndërhyni në Siri, boll më
Ndoshta ka vënë në siklet aleatët perëndimorë dhe gjeneralët e mbledhur në Aman të Jordanisë, deklarata e beftë dhe ndër të rrallat në post, e Ministrit të Jashtëm, Aldo Bumçi. Në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri, Bumçi kërkon reagimin e menjëhershëm të ndërkombëtarëve, pas dyshimeve për përdorimin e armëve kimike. “Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë ndjek me shqetësim përkeqësimin e situatës në Siri, veçanërisht pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku raportohet të jenë përdorur lëndë helmuese luftarake kundër popullsisë civile në kryeqytetin e vendit, Damask.
Taçi ndërron logon, por jo ngjyrën e kompanisë: Tani e tutje, në 300 pika karburanti jo më “Taçi”, por “IT Oil”
Aktiviteti i Rezart Taçit në fushën e hidrokarbureve nuk ka pushuar, thotë gazeta Shqiptarja.com. Këto ditë, një numër i madh pikash (300, nga 1200 që ka gjithë vendi) që më parë mbanin logon Taçi Oil po transformohen në IT Oil, duke ruajtur, jo vetëm pajisjet dhe vendndodhjen, por edhe ngjyrat e logos së vjetër.