Arkiv-Lajme
"Rama punon me dyer të mbyllura dhe po ndan tortën në mënyrë okulte", thotë Basha
Pas lajmit se në Tiranë do të vijnë më shumë se 50 arkitektë, planifikues urbanë dhe ekonomistë, të ftuar nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, në një konferencë disa ditore në kryeqytet, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sipas të cilit ata janë thirrur për të ndarë dhe grabitur pronat e bregdetit. “Kryesocialisti ka thirrur disa arkitektë të huaj, me të cilët ka punuar e qarkulluar konkurse në Bashki dhe ka përjashtuar në bllok të gjithë ekspertët e mirëfilltë shqiptarë.
Bushati: Aleanca Demokristiane mund t’i japë mandatin e 84-rt mazhorancës së majtë
Mund të duket e çuditshme, por kjo ka dalë nga goja e vetë kryetarit të Aleancës Demokristiane, Zef Bushati. Në një intervistë për Shekullin, Bushati është shprehur se partia që ai drejton është në bisedime për të marrë një deputet nga e djathta, i cili me shumë gjasa do të ishte edhe deputeti i 84-rt i koalicionit të majtë në Kuvendin e ri. “Aleanca Demokristiane është partia më e organizuar nga të katër partitë demokristiane. Ne jemi në bisedime dhe mendoj se së shpejti një deputet do të shkëputet nga opozita për t'iu bashkëngjitur Partisë Aleanca Demokristiane”, thotë Bushati.
Agjencia e lajmeve Sot: “Fshesë teli” në Policinë e Shtetit, do të ikin të inkriminuarit, të pashkollët, të paaftët dhe kamikazët e PD-së
Sipas agjencisë së lajmeve “Sot”, do të largohen nga policia të gjithë militantët dhe kamikazët e PD, që janë marrë jashtë kritereve, në bazë të lidhjeve klienteliste, tarafeve, krahinës dhe përkatësisë partiake. Pastrimi i Policisë së Shtetit nga të inkriminuarit dhe jo profesionistët do të bëhet në disa etapa dhe në të gjitha drejtoritë dhe degët e policisë. Fillimisht, do të verifikohen procedurat e rekrutimit të militantëve në polici gjatë tetë viteve të fundit.
Zbulohet kontrata e re për shërbimet e fundit të “Podesta”-s: 360 mijë dollarë
Gazeta Shqip shkruan sot se qeveria “Berisha” ka përdorur arkën e shtetit për të paguar kompaninë “Podesta”, në këmbim të asistencës së ofruar për fushatën elektorale të 23 qershorit. Gazeta thotë se ka zbuluar shpenzimet e kryera nga kontrata e qeverisë në ikje, e cila është firmosur në një vit zgjedhor. Vlera e pagesës në arkën e “Podesta”-s është 360 mijë dollarë amerikanë për një periudhë 6-mujore.
PS-ja do të zhbëjë të gjitha koncesionet e gabuara, thotë Felaj
Duke u nisur nga vendimi i fundit i Agjencisë së prokurimeve Publike për të shpallur fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, ka dalë përpara medias për të deklaruar edhe një herë se ndër vendimet e para të qeverisë “Rama”, do të jetë zhbërja e koncensioneve të gabuara nga ana e qeverisë në largim.
Doktor “Vampiri” dhe rasti “Medicus”: Kam kryer transplante për para të majme
Yusuf Sonmez, apo doktor “Vampiri”, njeriu që akuzohet për rastin e spitalit “Medicus” në Kosovë, ku janë kryer transplante të organeve njerëzore, ka pranuar se ka bërë shumë transplante dhe se ka marrë para të majme për të kryer punën e tij, por jo sa ç’thuhet 100 mijë dollarë për një transplant. Deklaratat e Sonmez janë pjesë e filmit “Tales from the organ trade” [Rrëfime nga tregtia e organeve], i regjisores amerikane Ric Esther Bienstock, e cila ka hulumtuar rreth rastit në fjalë.
Tomorri, megjithëse në festë, i ngjan fushës së Qerbelasë, me skena makabre kërme dhe gjaku që s’të hiqen nga mendja
Gazeta Shqiptarja.com boton një shkrim për festën e bektashjanëve në Tomorr, ku kryhet riti I therjes së kurbanëve në mënyrën më makabre, më të shëmtuar dhe më antihumane, në sy të njerëzve, të vegjël apo të mëdhenj qofshin, duke ndikuar thellë në ndërgjegjen e tyre.
Lesi këshillon Metën: Duhet të kontrollojë deputetët për pistoletë çdo seancë plenare
Duke komentuar legjislaturën e re parlamentare, zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, thhotë se Kuvendi i ri është më i dobëti në historinë e pluralizimit politik. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, ai ka vlerësuar disa nga ministrat e rinj të emëruar nga PS-ja, si Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin dhe Erion Veliajn, ndërsa nga LSI-ja Edmond Haxhinastn dhe Nasip Naçon.
Alimadhi: “PD-ja humbi se u shkëput nga të djathtët; kurse Berisha shkiti majtas”
Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, shprehet tepër skeptik për krijimin e një Federate të Partive të Djathta. Ai thotë se shoqëria shqiptare e ka kuptuar se sot nuk bëhet politikë, por vetëm pazare në kurriz të shqiptarëve, ndarje tortash e interesa personale, e nuk flitet për alternativa mbështetëse. “Më thoni, kujt i takon t’i thuhet e djathtë, kush u pushkatua pa gjyq dhe me gjyq, kush u vra dhe kush u burgos për interesa të larta kombëtare, për liri dhe demokraci dhe kush e donte kombin shqiptar?!
Rama kërkon redaktor të gjuhës shqipe nëpër institucione; gjoba atyre që shpërdorojnë letrën
Kjo është ndoshta nisma më e mirë që kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, mund të ndërmerrte në administratën shtetërore: ajo e marrjes së një redaktori për çdo institucion. Duke parë nivelin deri diku mediokër të gjuhës së shkruar shqipe në shkresat zyrtare, institucionet shqiptare e masakrojnë vazhdimisht atë. Duke e vlerësuar se deri tani gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe.