Agjencia e lajmeve Sot: “Fshesë teli” në Policinë e Shtetit, do të ikin të inkriminuarit, të pashkollët, të paaftët dhe kamikazët e PD-së

Sipas agjencisë së lajmeve “Sot”, do të largohen nga policia të gjithë militantët dhe kamikazët e PD, që janë marrë jashtë kritereve, në bazë të lidhjeve klienteliste, tarafeve, krahinës dhe përkatësisë partiake. Pastrimi i Policisë së Shtetit nga të inkriminuarit dhe jo profesionistët do të bëhet në disa etapa dhe në të gjitha drejtoritë dhe degët e policisë. Fillimisht, do të verifikohen procedurat e rekrutimit të militantëve në polici gjatë tetë viteve të fundit. Objekt i “fshesës”, në radhë të parë, do të jenë drejtuesit dhe punonjësit e policisë me diploma false apo që i kanë blerë diplomat në universitete private, ata që kanë marrë grada të pamerituara.
Sipas burimeve, menjëherë pas konstituimit të qeverisë së re, pritet të largohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zëvendësdrejtori, Argon Kuliçaj. I pari nuk ka qenë kurrë defakto drejtor, pasi komandohej nga Kuliçaj. Po, ashtu Burgaj do të mbahet mend për degradimin e policisë me urdhër të PD dhe nxjerrjen e saj jashtë funksionit, duke e shndërruar në një celulë të mbushur me militantë. Po ashtu, gjatë 15 ditëshit të dytë të shtatorit, pritet të spastrohen një pjesë e mirë nga kamikazët e PD, të cilët vegjetojnë dhe paguhen në kupolën e policisë, pavarësisht se nuk e dinë se çfarë funksioni kanë, thotë lajmi i “Sot”.
Zh.
Comments
Jane duke ju bere
Jane duke ju bere instruktazh, policave. Do t'ju pyesin socialistat cfare detyre keni dhe cfare pune beni. Prandaj mbajeni mend kur t'ju pyesin.
- O shef, po u qa pune kum bo.
- Po qa di veta. A mu gjete me pvet a? U s'di qa pune kum u.
Duhet te pastrohet i gjithe

Duhet te pastrohet i gjithe shteti shqiptar nga infeksioni qe e ka kaplluar. Duhet spatruar administrata, sistemi "i drejtesise", te reformohen institucionet, etj etj. me nje fjale te filloje te ribehet dhe ringrihet shteti shqiptar pas paçavures se krijuar nga Berisha - Topalli e kompani. Fundi i Rrenimit - Fillimi i Rimekembjes.

"Fshese Teli", keshtu u

"Fshese Teli", keshtu u quajtka "Fshesa e Rilindjes", a ndigjuat?!

Qe kjo pritej te ndodhte, dihej, se shqiptaret jane po ata, majtas e djathtas, dhe te dy palet ne te njeten menyre premtojne ne fushatat elektorale, dhe po ashtu mashtrojne pas tyre!

Por ishim ca kureshtare: si do zbrisnin nga qielli UFOT e Premtimeve Rilindase!

Ja, e nderruan "Fshesen e Hekurt" me "Fshese Teli"!

Pastaj do vijojne po ato gjera: demokratet e shkurtuar nga puna do fitojne gjyqet, shteti do paguaj per dy

nepunes per cdo vend pune administrate, dmth 1 milionet e Rilindur do vazhdojne te paguajne si dikur!

Pastaj numrat do levizin dhe Majoranca do behet Minorance dhe Shqiperia...ne vend numero!

Bravo qeveria e re. Pastroni

Bravo qeveria e re. Pastroni te gjithe administraten e mbushur me budallenj e bandite.

Te mos harrohen kokerruarit

Te mos harrohen kokerruarit dhe barkmedhenjte e policise se shtetit dhe gardes se Republikes, te cilet jane te lidhur ngushtesisht me krimin e organizuar dhe ate ordiner.

Më se edrejtë të pastrohet sa

Më se edrejtë të pastrohet sa më parë ky pisllëk dhe kjo injorancë

Z. Burgaj duhet te ndiqet

Z. Burgaj duhet te ndiqet penalisht per thyerjen e urdher-arrestit te Prokurorise me 21 Janar per te arrestuar kriminelet e Gardes !!!

Add new comment