Lesi këshillon Metën: Duhet të kontrollojë deputetët për pistoletë çdo seancë plenare

Postuar në 25 Gusht, 2013 04:02

Duke komentuar legjislaturën e re parlamentare, zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, thhotë se Kuvendi i ri është më i dobëti në historinë e pluralizimit politik. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, ai ka vlerësuar disa nga ministrat e rinj të emëruar nga PS-ja, si Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin dhe Erion Veliajn, ndërsa nga LSI-ja Edmond Haxhinastn dhe Nasip Naçon. Por, duke bërë edhe pak humor, i jep një këshillë të pazakontë kryetarit të ri të Kuvendit, Ilir Metës: “Pak me humor, por i rekomandoj kryetarit të ri të parlamentit, zotit Meta, që para çdo seance parlamentare të urdhëroj kontrollin e çdo deputeti në mënyrë të kujdesshme, si dhe sallën, pasi nga ndonjë zënkë, që nuk do të jenë të rralla këtë herë, e nga rrahjet, mund të nxjerrin edhe pistoletat disa deputetë! Kaq cilësor është këtë herë parlamenti nga të dy krahët! Edhe dyert e daljes, po kërciti sherri, janë ngushtuar nga tenderimet e këtyre viteve edhe në sallën e Kuvendit e nuk merr më shumë se një deputet, e jo si dikur kur mund të dilnin me vrap tre ose katër deputetë njëherësh nga dera e sallës”.

 

Intervistën e plotë e gjeni këtu http://www.balkanweb.com/kryesore/1/nikoll-lesi-si-i-shoh-ministrat-e-rinj-dhe-keshillat-per-ramen-145974.html

 

r.k

Comments

Submitted by salah (not verified) on

<p>Erion Veliaj, Ditmar Bushati: Georg Soros malok figur!</p><p>&nbsp;</p><p>Edmond Haxhinaxto, figur Idiot Skrapari</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.