Bushati: Aleanca Demokristiane mund t’i japë mandatin e 84-rt mazhorancës së majtë

Mund të duket e çuditshme, por kjo ka dalë nga goja e vetë kryetarit të Aleancës Demokristiane, Zef Bushati. Në një intervistë për Shekullin, Bushati është shprehur se partia që ai drejton është në bisedime për të marrë një deputet nga e djathta, i cili me shumë gjasa do të ishte edhe deputeti i 84-rt i koalicionit të majtë në Kuvendin e ri. “Aleanca Demokristiane është partia më e organizuar nga të katër partitë demokristiane. Ne jemi në bisedime dhe mendoj se së shpejti një deputet do të shkëputet nga opozita për t'iu bashkëngjitur Partisë Aleanca Demokristiane”, thotë Bushati. Nga ana tjetër, ai ka komentuar edhe deklaratat e Nard Ndokës lidhur me një bashkëpunim mes partive të vogla apo bashkimin e partive demokristiane në një ombrellë të vetme: “Ne nuk kemi ndërmend që të ndryshojmë pozicionin tonë politik. Sot për sot, dialogu ynë është vetëm me një parti e cila bën pjesë në mazhorancë”, e ka mbyllur ai çështjen.
Re.Pu
Add new comment