Arkiv-Lajme
Imami, çelësat e kashtës qeverisë së re më 9 shtator, tendera të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes
Ngutje dhe zullume nga Ministria e Mbrojtjes për ta shfrytëzuar edhe mundësinë e fundit të periudhës që ka ngelur deri në dorëzimin e detyrës. Si duket ministri Arben Imami, i shumëpërfolur gjatë gjithë periudhës së qeverisjes, por veçanërisht tani në fund për afera korruptive në këtë dikaster, ka vendosur që qeverisë së re t’i japë çelësat e kashtës më datën 9 shtator.
Gazeta Panorama: Reportazh nga “Nju Jorku”, orë pas ore atje ku u bë mbledhja e parë e qeversisë së re
Gazeta Panorama boton sot nj reportazh nga Vlora, nga hotel Nju Jorku, ku u zhvillua mbledhja e parë e qeverisë së re. Megjithëse mbledhja qe e mbyllur për mediat, gazetari i akredituar atje ka mundur në mënyrë direkte apo indirekte të gjejë dhe të shkëpusë detaje të mbledhjes.
Mëhilli: Libri shkollor, një mall publik me specifikën e të cilit abuzohet në mënyrën më të paskrupullt
Antoneta Mëhilli, pronare e librarisë ETA, në një shkrim dërguar dje me email në Respublica ngre një shqetësim jo të vogël lidhur me shpërndarjen e librit shkollor, me të cilin abuzohet në mënyrën më të paskrupullt, siç thotë ajo.
Shqipëria mbetet ndoshta i vetmi vend në botë ku edhe librat shkollorë shpërndahen sipas lidhjeve klienteliste nga militantët partiakë, me një mungesë totale të transparences, ndërsa nxënësit dhe qytetarët mbeten viktima të një sistemi korruptiv ku mungon transparenca, përgjegjësia dhe konkurrenca e ndershme, shkruan Mëhilli.
40 vjet Watergate: Biblioteka Nixon zbardh aferën përgjuese që tronditi Amerikën, shuan një nga kuriozitet më të madha historike!...
Mori emrin “Skandali i Watergate-it” dhe ka hyrë në fjalorët e botës si një fjalë me kontekst simbolik për të treguar afera përgjimi. Në verë të vitit 1973 Presidenti amerikan Nixon u përfshi nga skandali, kur disa persona hynë fshehurazi në selinë e Partisë Demokrate në kompleksin e apartamenteve Watergate të Uashingtonit. Vjedhësit, që kishin lidhje me komisionin për rizgjedhjen e Niksonit u kapën kur po përpiqeshin të gjenin material për diskreditimin e kundërshtarëve të tyre politikë.
Lajmi se hoteli ku u mblodh qeveria e Ramës në Vlorë është nga ata që do të prishen në shtator, një shaka e rëndomtë mediatike, por dhe "me zarar"
Qeveria e re po komentohet shumë këto ditë te faqja e PS, “StopRrënimit.com”. Mes qindra fotove në faqen e re të hapur nga Partia Socialiste, ku qytetarët denoncojnë ndërtimet pa leje dhe ato abuzive, ishte edhe ai i hotel New Yorkut, i shoqëruar edhe nga një koment të veçantë. , ku thuhej: “Në hotel ‘Nju Jork’ janë mbledhur ca tipa që e quajnë veten qeveri, por që s’kanë letra, si hoteli edhe ata që janë brenda”!!!
Komenti është anonim, por gjuha që përdoret dhe mënyra e të shprehurit të çojnë te burimi nga vjen!
Bie Kukësi, bashkë me të dhe dhjetëra shishe nga tifozët në fushë
Ka përfunduar me sa duket ëndrra kuksiane për të luajtur në grupet e Ligës së Europës, dhe për të patur mundësi të ndeshet me emra të mëdhenj të Europës. Drama kuksiane quhet Trabzonspor. Ekipi kuksian ka humbur 0:2 në një ndeshje kaotike, ku pas golit të parë në ’31 (shënuar me penallti) kuksianët nuk arritën të marrin më veten.
Artan Hoxha përdor termin “lapangjoz”, dhe Erion Braçe e quan “lapërdhar”, duke i bërë dhe një premtim
Në mbrojtjen që i bën çiftit Nishani në shkrimin e tij “Ferra e SHQU(P) dhe lepuri i urrejtjes” (http://www.respublica.al/artikuj/2013/08/22/artan-hoxha-ne-mbrojtje-te-marrjes-se-shqup-it-dhe-2-skenare-rruga-e-gjate-e) Artan Hoxha përdor dhe termin “lapangjozë” për të etiketuar ata që sulmojnë PD-në për SHQUP-in.
“Meqë lapangjozët s’kanë ndër mend të marrin mundimin, po u sugjeroj esnafeve të lexojnë vetë ligjin nr. 8671 në…”
Kronika e plotë e lajmeve në TVSh: në 5 lajme vetëm Berisha e Basha. Dhe asnjë lajm tjetër!
Sa kohë keni pa parë lajme në TVSH? Ja përmbajtja e edicionit të sotëm të lajmeve, dhënë mes ndeshjes Kukësi-Trabzonspor:
Lajmi i parë: Kryeministri Berisha takon ambasadorin austriak. Kryeministri i ankohet atij që PS po pregatit një platformë për të spastruar administratën (ilustrim me video)
Lajmi i dytë: deklarata e PD kundër “fushatës së shpifjejeve e denigrimit” (jepet gjerësisht deklarata e PD, nga zëdhënësja Vorpsi)
Plani rregullues problematik i Tiranës. Arkitekti Kote: “duhet rishikuar. Xhamia, në vend tjetër"
Inxhinieri Robert Kote në një intervistë për SHekullin, i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të rishikojë dhe një herë planin rregullues të vitit 2013. Në intervistën për Valeria Dedajn, ai thotë se:
307 foto deri tani në faqen stoprrenimit.com. Cila do jetë e ardhmja e kësaj iniciative?
Një javë pas hapjes on-line të faqes “stoprrenimit.com”, numri i denoncimeve nga qytetaret ka shkuar 307. Denoncimet më të mëdha vine nga Tirana, Vlora, Durrësi.
Ndërtime në oborresh shkollash, zaptime lulishtesh e kate pa leje, masakra urbane tashmë po shpaloset para syve tanë por edhe të pushtetarëve. Bregdeti po ashtu ka një numër të madh denoncimesh. Jo rrallë, në denoncime përmenden emra konkretë të personave abuzivë.