Arkiv-Lajme

Lëvizje e orkestruar për të sulmuar ambasadorin Arvizu nga PD-ja? Pse?

Postuar në 21 Gusht, 2013 14:42

Duket se ka një lëvizje të orkestruar për të sulmuar ambasadorin Arvizu.  Pas Topallit edhe Genc Pollo, Ministër Inovacioni, e ka sulmuar (po në FB) madje jo me emër, por si “një personazh publik i Tiranës që flet nga plazhi”.  

Basha bën opozitë (për kabinetin e “Vlorës”), por në të ka shumë imagjinatë e asnjë fakt

Postuar në 21 Gusht, 2013 13:41

Ndërsa të gjithë presin se si do sillet PD në opozitë, aq më tepër që opozita është elementi kyç e ndoshta i vetmi që mund të ekuilibrojë mazhorancën e frikshme të majtëve, Basha zhgënjen me mënyrën si po e ndërton diskursin opozitar.

Ja për shembull “akuza” që i bëri ai mbledhjes së kabinetit Rama sot në vlorë në një koment në Facebook:

Disa pikëpyetje mbi dhjetëra-mijëra dokumente të Kuvendit që u dogjën sot në Farkë

Postuar në 21 Gusht, 2013 12:49

“News 24” niset me lajmërimin se ka rënë zjarr në Farkë, dhe gjen me dhjetëra mijëra dokumente të Kuvendit që digjen ende. Gjëja që të bën përshtypje është që sipas raportit të gazetarit në të ka dhe dokumente të vitit 2012. Një fletë gjysmë e djegur, fliste dhe për korrespondenca që mbanin data të vitit 2012 mes kompanisë CEZ Shpërndarje dhe Kuvendit. Ende të padjegura u gjetën dhe dokumente nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Kushdo që kishte kuriozitet për pasurinë e Ben Blushit,  dosja e deklarimeve të tij u gjet aty.

'Zgjohet' Topalli, për të sharë Arvizunë: "Miop politik e njeri i vockël"

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:06

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka sulmuar ambasadorin amerikan në detyrë Aleksandër Arvizu, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë dje në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, duke i krahasuar me ato të vitit 1992 të cilat rrëzuan diktaturën komuniste.

Tanimë që Arvizu është “i ikur” dhe po ashtu dhe Kryetarja e Parlamentit, znj Topalli duket se ka shfryrë frustrimin disa vjeçar me Arvizunë nëpërmjet një postimi në “Facebook”:

Tmerret e komunizmit të Koresë së Veriut rezonojnë me ato të Enver Hoxhës

Postuar në 21 Gusht, 2013 10:58

Një nënë është detyruar të vrasë fëmijën e saj. Fëmijë të uritur janë detyruar të hanë minjtë dhe bretkosat e gjalla që të mund të mbijetojnë. Ekzekutime publike. Tortura. Gjymtime. Këto janë vetëm disa prej dukurive të tmerrshme por që ndodhin rëndom në kampet e burgut të Koresë së Veriut, sipas dy ish-të burgosurve të cilët dëshmuan sot para një komisioni hetimor të Kombeve të Bashkuara në Seul, Kore e Jugut. Regjimi i Phenianit, nga ana tjetër, mohon se kampe të tilla ekzistojnë.

Bezati (i shkishëruar), "konfliktin në Përmet e realizuan njerëz të komanduar nga Greqia"

Postuar në 21 Gusht, 2013 09:30

Ai që e “nisi” gjyqin e Bashkisë me Kishën 11 vjet më parë, Kastriot Bezati, historian, ka folur sot për Shqiptarja.com.(kjo e fundit ka një lapsus në emrin e tij dhe e ka prezantuar gabimisht në botim me mbiemrin Bezhani). Kur nisi konflikti, Bezati ishte drejtor i kulturës pranë Bashkisë së Përmetit, sot është pensionist. “Ndihem jashtëzakonisht i lehtësuar, që më në fund drejtësia zuri vend”, thotë Bezati për gazetarin Telnis Skuqi.

Mjeshtri i romaneve të krimit, Elmore Leonard, vdiq në moshën 87 vjeçare

Postuar në 21 Gusht, 2013 08:34

Elmore Leonard, romancieri i mirënjohur i romaneve kriminale, vdiq të martën në moshën 87 vjeç. 

Njeriu që tha, “kur shkruani, lini jashtë librit pjesët e mërzitshme, që as ju nuk do i leconit në librat e tjerë,” vdiq pas një ataku në tru 3 javë më parë.  Autor i 45 romaneve, Leonard ishte në procesin e të shkruarit të librit të tij të 46-të. Autorja Patricia Cornwell shkruan se ai ishte "një nga ikonat e vërteta të letërsisë së krimit ".

Shënim: Problemi rural i partive të djathta

Postuar në 21 Gusht, 2013 07:21

Duke filluar nga zgjedhjet lokale të 2007-ës, partitë e djathta krijuan një epërsi elektorale në zonat rurale. Koalicioni i djathtë fitoi shumicën dërrmuese të komunave në ato zgjedhje, ndërsa koalicioni i majtë fitoi shumicën dërrmuese të bashkive. Kjo epërsi rurale e së djathtës në zgjedhjet lokale u përkthye në një epërsi elektorale të saj në zgjedhjet e 2009-ës. Kështu, partite e djathta morën rreth 51% të votave në territorin e komunave, ndërkohë që partitë e majta (PS, LSI, PSD, etj.) morën rreth 49%.

Përmet, Agimi i Artë: “Terrozim ndaj grekëve nga shteti i kaçakëve” dhe "Të përzëmë gjithë shqiptarët"

Postuar në 21 Gusht, 2013 06:33

P { margin-bottom: 0.08in; }

“Hallet” e Kishës Autoqefale Shqiptare kanë prekur dhe ndjeshmërinë e neonazistëvetë Agimit të Artë. Agjensia e lajmeve INA njofton se ata kanë dalë me një deklaratë në përgjigje të përplasjeve mes policisë private dhe një grupi besimtarësh ortodoksë në qytetin e Përmetit.

Shënim: Një kishë... greke!

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:16

P { margin-bottom: 0.08in; }

Situata e konfliktit mes kishës dhe gjykatës shqiptare (i tillë është, përderisa kisha refuzon të zbatojë një vendim gjykate) ka shumë shtresa, që shkojnë deri te prishja e objekteve të kultit nga shteti ateist i Enverit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme