Disa pikëpyetje mbi dhjetëra-mijëra dokumente të Kuvendit që u dogjën sot në Farkë

“News 24” niset me lajmërimin se ka rënë zjarr në Farkë, dhe gjen me dhjetëra mijëra dokumente të Kuvendit që digjen ende. Gjëja që të bën përshtypje është që sipas raportit të gazetarit në të ka dhe dokumente të vitit 2012. Një fletë gjysmë e djegur, fliste dhe për korrespondenca që mbanin data të vitit 2012 mes kompanisë CEZ Shpërndarje dhe Kuvendit. Ende të padjegura u gjetën dhe dokumente nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Kushdo që kishte kuriozitet për pasurinë e Ben Blushit, dosja e deklarimeve të tij u gjet aty.
Një djegie e tillë masive, të lë përshtypje. Aq më tepër, kur po digjeshin edhe dokumente të vitit 2002, çka lë të kuptohet që nuk mund ët jetë një djegie rutinë. Masiviteti i dokumenteve të djegura nxit pyetjen nëse ka një procedurë zyrtare mbi asgjësime të tilla. Aq më tepër, kur kushdo mund të futej e të nxirrte që andej materiale ende të pashuara nga flakët.
“Dy makina ishin. Dhe ne i thamë pse i digjni këtu. Ato u përgjigjen se ne nuk i djegim në vend tjetër në Tiranë pasi bëhet vendi pis. Kështu me thanë mua ata. Ku di gjë nëna”, u shpreh një dëshmitare, për News 24.
k.c.
Add new comment