Znj Nishani, ka frikë se do e heqin "këta" nga puna. Media e bën lajm frikën e saj

Postuar në 21 Gusht, 2013 04:54

Znj e Parë, Odeta Nishani (në foto), është ankuar para ca ditësh te G.Sh. se i druhet heqjes nga puna për hakmarrje nga ana e PS pasi të vijnë në pushtet. Shprehimisht, znj Nishani citohet të ketë thënë: “Unë vazhdoj punën si normalisht, por nga ata njerëz mund të pres gjithçka”.

Frika është se posti i saj si Drejtoreshë në Drejtorinë e Turizmit dhe Trashëgimisë, mund të shkrihet nga ndarja e Ministrisë aktuale të Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve në 2 Ministri, atë të Kulturës dhe atë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Interesant është që G.Sh. ka tentuar t'u marrë një prononcim dy ministreve (ende të pabetuara), znj. Kumbaro dhe znj. Gjermeni, dhe secila është përgjigjur se “nuk ka ç'të thotë, përderisa nuk ka marrë ende detyrën”. Komenti i gazetës? “Ministret refuzojnë të përgjigjen” dhe “Ministrija e turizmit u shmanget pyetjeve”. Madje, dhe në faqe të parë!

k.c.

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>&quot;... Ministrisë aktuale të Kulturës Turizmit Rinisë dhe <u>Sposteve</u> ...&quot;</p><p>Ne fakt, kjo eshte e tere Qeveria e Sposteve, e cila u spostua nga notari Berisha tek koshari Rama nepermjet Mete spostistit pehlivan. Mbetet per t&#39;u pare nese koshat e Rames do te vazhdojne te jene 20piksha. Sa per pehlivanlleqet e Metes, hesapet e spostimeve atij ia mban Krye-tarja e Bllokut te Hesapeve.&nbsp;</p>

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>C&#39;te thuash kur nivelit ordiner te zonjes se pare i pergjigjet po i njejti nivel gazetarie !&nbsp;</p>

Submitted by Joni (not verified) on

<p>Ahhhaaa shume ordinere kjo frike dhe pergjigje e Zonjes se Pare... gazeta ska bere gje tjeter vecse ka treguar naivitetin e saj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.