Arkiv-Lajme
Znj Nishani, ka frikë se do e heqin "këta" nga puna. Media e bën lajm frikën e saj
Znj e Parë, Odeta Nishani (në foto), është ankuar para ca ditësh te G.Sh. se i druhet heqjes nga puna për hakmarrje nga ana e PS pasi të vijnë në pushtet. Shprehimisht, znj Nishani citohet të ketë thënë: “Unë vazhdoj punën si normalisht, por nga ata njerëz mund të pres gjithçka”.
Prokuroria merr në telefon Bazen për “Nishanin”. Mero i bën sfidë Presidentit.
Gazeta Dita sot sjell informacionin se pas “thirrjes” që Presidenti i vendit i bëri Prokurorisë për të hetuar ato që ai i quajti shantazhe ndaj tij, i pari që ka marrë një telefonatë nga Prokuroria është gazetari Mero Baze.
Shqipëria me “dy” qeveri sot
P { margin-bottom: 0.08in; }
Shqipëria sot do të jetë me dy qeveri. Ndërsa Kryeministri në ikje do të mbledhë kabinetin në Tiranë në ora 11, Kryeministri në ngjitje, Rama do të mbledhë kabinetin e tij në Vlorë në hotel New York në orën 12, ku sipas medias prej ditësh janë prenotuar me dhjetëra dhoma për Kryeministrin, zv/Kryeministrin, ministrat dhe stafin.
z. Rama u kishte lënë 10 ditë në dispozicion ministrave të tij për të hartuar programin specifik të 100 ditëve të para të ekzekutivit “Rama”.
Zheji rikujton varret pa varre greke brenda, dhe tregon një histori me priftin e Përmetit
Në një shkrim te Panorama të titulluar thjesht “Përmet”, Artur Zheji, flet për situatën e Përmetit si një “rikthim të Frashërllinjve” te Pallati i Kulturës. Zheji e konsideron si një betejë të fituar nga shteti shqiptar humbës i aq betejave, sidomos... “në rastet e kishave ortodokse joshqiptare ngritur në mes të shqiptarëve, kisha pa kisha brenda, në rastet e manastireve pa murgj, në rastet e varreve pa varre, mbjellë me shumicë lart e poshtë në “Vorio-Epir”.”
Përgjatë shkrimit, Zheji sjell edhe një mbresë për një prift lokal që mbledh lista emrash e i çon në Athinë.
Meta flet për “rregullimin” e votave në rezervat e shtetit në Lundër. Por e lë me kaq
Vetëm një fjali, por shumë kuptimplote tha kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur në një aktivitet të të rinjve të kësaj partie në Jalë, lidhur me odisenë e mandatit të një deputeti në Kukës. “Unë në mënyrë të veçantë do të falënderoja të rinjtë dhe të rejat e Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që kanë punuar në kushtet më të vështira, që nuk ka arsye përse të përmenden këtu dhe të jeni të sigurt se ne deputetin e morëm në Kukës, por e humbëm në Lundër”.
Dogana e Kapshticës, grekët marrin kot: Na morët kishën? Nuk kaloni!
Pala greke e trash zullumin. Balkanweb njofton se një grup xhirimi i News 24 është ndaluar sot në në pikën kufitare të Kapshticës për më shumë se një orë, teksa intervistonte në zonën neutrale qytetarë shqiptarë. Këta të fundit shpreheshin të habitur se pala greke i kishte kthyer shumë syresh, me justifikimin e mospasjes së 1500 eurove të “garancisë”, por ama duke ua shprehur me fjalë nxjerrjen e inatit për ngjarjen e Përmetit.
Rikthehet “e përshtatur” dosja e skafistëve. Librazhdi, Italia e pakistanezëve
Ende mbahen mend barcaletat makabre me skafistë vlonjatë që ngarkonin gomonet me klandestinë kurdë, i çonin në brigjet e Karaburunit dhe i ftonin të zbrisnin sepse kishin mbërritur në Itali. Skenari është përsëritur sot, i përshtatur dhe me personazhe të rinovuar. Në vend të skafistëve kemi shoferë furgonash, në vend të refugjatëve kurdë kemi 6 klandestinë pakistanezë, dhe në vend të Karaburunit kemi Librazhdin. Gjashtë klandestinët të cilët ishin nisur me një kamion me targa turke nga Selaniku drejt Italisë, janë kapur nga policia shqiptare në Librazhd.
Pullat fiskale të barnave, kaosi “për qejf” të konçesionarit
Një situatë e çuditshme po ngjet me tregun e barnave në vend, pas një urdhri të ministrit të Shëndetësisë në 12 gusht, që i kërkon Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave të mos regjistrojë asnjë medikament pa deklaratën e aplikuesit, që prodhuesi merr përsipër vendosjen e pullës në vendin e prodhimit. Kështu, kompanitë importuese shqiptare duhet të blejnë pullat fiskale, t’ua dërgojnë firmave prodhuese në vendin e origjinës dhe këto ta vendosin pullën për atë sasi medikamentesh që shkon në Shqipëri.
Përmet-gate, reagon Berisha: Të gjithë kanë faj, Greqia ca më shumë
Në cilësinë e kreut të ekzekutivit, ka ardhur më të fund pas tre ditë përplasjesh, reagimi i Sali Berishës lidhur me ngjarjet e Përmetit. Është një deklaratë për shtyp kjo e kryeministrit në largim, ku kritikohen nga pak të gjitha palët (vendimet e gjykatave janë themeli i shtetit ligjor, por përmbaruesit privatë vepruan ashpërsisht), e në fund I vihet qeverisë greke, e cila me deklaratën e djeshme kreu ndërhyrje të papranueshme dhe absurd në punët tona të brendshme.
Ja dhe deklarata e kryeministrit:
Qendra e Traumës si “spital partizan”, katandisje e qëllimshme?
Njihet si Spitali Ushtarak, edhe pse emërtimi i ri është Qendra Kombëtare e Traumës. Në spitalin ku përplasen të gjithë emergjencat, që nga të aksidentuarit me makinë, të plagosurit etj, nuk ka as medikamentet më të domosdoshme për pacientët si fashot e allçia.