Pullat fiskale të barnave, kaosi “për qejf” të konçesionarit

Postuar në 20 Gusht, 2013 10:10

Një situatë e çuditshme po ngjet me tregun e barnave në vend, pas një urdhri të ministrit të Shëndetësisë në 12 gusht, që i kërkon Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave të mos regjistrojë asnjë medikament pa deklaratën e aplikuesit, që prodhuesi merr përsipër vendosjen e pullës në vendin e prodhimit. Kështu, kompanitë importuese shqiptare duhet të blejnë pullat fiskale, t’ua dërgojnë firmave prodhuese në vendin e origjinës dhe këto ta vendosin pullën për atë sasi medikamentesh që shkon në Shqipëri.

“Ky urdhër është diskriminues. Amullia në tregun farmaceutik do të vazhdojë, i humbur në këtë proces është vetëm pacienti dhe konsumatori shqiptar, i cili nuk ka mundësi për të siguruar barnat. Fitimtar i këtij procesi është koncesionari i përcaktuar me ligj, por edhe me 'Maliq', që në vitin 2009", ka thënë për TCH Arjan Jaupllari, nga Urdhëri i Farmacistëve. Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova tha se urdhri i firmosur prej tij do të ketë efekte për medikamente të reja që do të kërkojnë të futen në tregun shqiptar, pasi medikamentet bazë janë tashmë të regjistruara. Por edhe sikur të jetë kështu, importuesit ankohen se kompanitë prodhuese nuk ngjisin pulla fiskale për sasitë e vogla që merr tregu shqiptar, dhe shumë ilaçe do t’u mungojnë pacientëve. Thënë shkurt, kaq “i fuqishëm” është ky konçesionar pullash saqë ka bërë lëmsh gjithë sektorin?

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.