Arkiv-Lajme

Tensionohet situata në Egjipt, të shtëna rreth xhamisë në Kajro

Postuar në 17 Gusht, 2013 09:11

Ndonëse nata ka qenë e qetë, sot situata në Egjipt është përkeqësuar kur ushtria ka hyrë në një xhami të mbushur me protestues në Kajro. Mediat e huaja raportojnë se ka pasur të shtëna intensive, ndërsa në pamjet e drejtpërdrejta shiheshin forcat e sigurisë duke shtënë në minaretë e xhamisë Al-Fateh, ku janë mbledhur qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane. Nga pamjet dukej se si protestuesit përpiqeshin të gjenin mbrojtje brenda xhamisë, e cila ishte e mbushur me gaz lotsjellës.

Përgjigjet e para të qytetarëve ndaj nismës së Ramës kundër ndërtimeve pa leje

Postuar në 17 Gusht, 2013 08:00

Vetëm një ditë nga hapja e faqes “Stoprrënimit.com”, ku kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka ftuar të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo ndërtim pa leje, dhe kanë ardhur përgjigjet e para. Me sa duket, të paktën deri tani, përpjekja e Ramës për të përfshirë edhe qytetarët në sfidën 20-vjeçare të kontrollit të territorit, duket se ka gjetur mbështetjen e kërkuar. Njëzet qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre në faqe, duke postuar edhe fotot përkatëse. Ndërtimet pa leje në zonat turistike, duke filluar nga Vlora, Ksamili, Saranda, janë shqetësimet më të shuma.

Lazaratasit kanë minuar çdo shteg që të çon në fshat për të mbrojtur kultivimin e hashashit

Postuar në 17 Gusht, 2013 06:53

Media i ka kushtuar një rëndësi të veçantë lajmit se furgonët me punëtorë dhe botet me ujë hyjnë në fshatin e Lazaratit nën hundën e forcave policore. Por, nga ana tjetër thuhet se lazaratasit kanë minuar çdo shteg që të çon në fshat, me qëllim që bimët narkotike të mos cenohen. Gazeta Shqip shkruan sot se informacioni konfidencial vjen nga brenda fshatit, nga i cili mësohet se janë grosistët e trafikut të drogës, ata që kanë vënë mina, me qëllim për të parandaluar ndonjë sulm të befasishëm të policisë, por edhe vjedhje të mundshme të lëndës narkotike.

Dule thotë se ngjarja e Përmetit është luftë ndaj fesë dhe kërkon që shteti t’ia rikthejë objektin Kishës

Postuar në 17 Gusht, 2013 06:07

Ngjarja e Përmetit ka sjellë edhe reagimin e kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili e ka quajtur luftë ndaj fesë dhënien e Pallatit të Kulturës bashkisë së qytetit dhe heqjen nga Kisha Ortodokse. Dule ka deklaruar se kjo ngjarje ka cenuar jo pak imazhin e vendit tonë. “Shteti ynë ka precedentët më të errët gjatë dy shekujve të fundit në marrëdhëniet me komunitetet fetare. Ngjarja në Përmet të kujton luftën ndaj fesë dhe shndërrimin e vendeve të kultit në Pallat Kulture.

Nishani: Mazhoranca e re po kërcënon, shantazhon dhe shpif kundër meje

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:11

Presidenti Bujar Nishani ka duruar sa ka mundur dhe sot ka shpërthyer në një deklaratë ku akuzon mazhorancën e re, se ka nisur një fushatë shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhesh ndaj tij. Në deklaratën e Presidentit thuhet:

Manjani për SHQUP-in: Nishani po ha përsheshin me kos që i servir Doktori

Postuar në 17 Gusht, 2013 03:59

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, nisur edhe nga rasti i fundit i konfliktit për SHQUP-in, thotë se qeveria e re duhet të bëjë urgjentisht një ligj për statusin e pronës  publike, si dhe të vërë rregulla fikse për destinacionin e saj. Në një intervistë për gazetaren Fatjona Mejdini në gazetën Shqip, Manjani ka shigjetuar kështu Presidentin Bujar Nishani: “Sa i takon Presidentit, s’kam ç’t’i them, se ai thjesht po ha përsheshin me kos që i servir Doktori.

Rama e nis nga Vlora, mbledhja e parë e kabinetit qeveritar më 21 gusht

Postuar në 17 Gusht, 2013 03:15

Rrugëtimi i kabinetit qeveritar “Rama” duket se do të nisë nga Vlora, e cila edhe gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste u shndërrua në kryeqendrën e Rilindjes. Shefi i ri i mazhorancës ka vendosur ta zhvillojë në qytetin bregdetar të flamurit mbledhjen e parë të kabinetit të tij, andej nga ku edhe ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Mbledhja është fiksuar mesditën e 21 gushtit në një nga hotelet e qytetit bregdetar dhe pritet që të zgjasë dy ditë, por deri më tani detajet e asaj çfarë do të diskutohet janë të pakta.

Qeveria shfrytëzon orët e fundit, do të japë pjesë të mbetura të Albpetrol me koncesion

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:01

Planin që ua shkatërroi tenderi i dështuar për privatizimin e “Albpetrol”-it, mund t’ua kompesojë një skemë e ngutshme koncesionare. Qeveria në ikje, është angazhuar tërësisht javët e fundit për të miratuar një koncesion duke i dhënë një kompanie private të drejtën e shfrytëzimit të puseve më të rëndësishëm që disponon sot “Albpetrol”-i  duke kryer “de facto” privatizim të pasurive nëntokësore të “Albpetrol”-it.

Dorëzimi i mandatit nga 16 ministrat e rinj, një procedurë jo e lehtë; nga ky rast, deputetet femra të fituara

Postuar në 16 Gusht, 2013 13:52

Procedura për dorëzimin e mandatit të deputetit nga ana e ministrave të rinj ka hasur në një vështirësi serioze, organi që do ta bëjë këtë, KQZ,  nuk ka kuorumin e nevojshëm, ndaj çështja do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor, që është një procedurë e zgjatur. Kjo pohohet nga burime të Ora Neës.Ministrat do të heqin dorë nga mandatet në periudha të ndryshme, për të shmangur rrezikun e humbjes së shumicës parlamentare.

Arnauti: Shqiptarët që luftojnë në Siri, me motive fundamentaliste, rrezik potencial për vendet e tyre

Postuar në 16 Gusht, 2013 13:28

Historiani me prejardhje kosovare nga Siria Muhamed Mufaku-Arnauti gjatë një interviste në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës u shfaq i shqetësuar lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën civile në Siri. Arnauti deklaroi se shqiptarët po luftojnë krah për krah me fundamentalistët islamikë dhe grupet terroriste siriane. Kemi shqiptarë të armatosur që luftojnë me motive fundamentaliste për të krijuar një shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Ndonjë ditë do të kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme