Dorëzimi i mandatit nga 16 ministrat e rinj, një procedurë jo e lehtë; nga ky rast, deputetet femra të fituara

Postuar në 16 Gusht, 2013 13:52

Procedura për dorëzimin e mandatit të deputetit nga ana e ministrave të rinj ka hasur në një vështirësi serioze, organi që do ta bëjë këtë, KQZ,  nuk ka kuorumin e nevojshëm, ndaj çështja do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor, që është një procedurë e zgjatur. Kjo pohohet nga burime të Ora Neës.Ministrat do të heqin dorë nga mandatet në periudha të ndryshme, për të shmangur rrezikun e humbjes së shumicës parlamentare. Bëhet fjalë për 16 ministra, që nëse lënë në të njëjtën ditë mandatin, do ta çonte mazhorancën në 67 mandate dhe në rast se e djathta do të braktiste seancën, atëherë do të mungonte kuorumi i nevojshëm prej 71 deputetësh për të zhvilluar normalisht seancën plenare.Ndërsa dihet se cilët janë ministrat që do të dorëzojnë mandatet, nuk ka ende një listë të saktë të atyre që do të vijnë në Parlament. Kjo, pasi Kodi Zgjedhor në nenin 164, pika 2 e tij, këtë herë parashikon që nëse mandatin e dorëzon një grua, atëherë vendin e saj duhet ta zërë po një grua. Dhe kjo bën që në Parlament vendin e një gruaje të mos e zërë automatikisht pasardhësi në listë, por gruaja e radhës, që mund të jetë edhe disa numra më poshtë. Madje, sipas Kodit, në nenin 174 të tij, parashikohet që në qarqet ku partitë nuk kanë respektuar ligjin për 30% gra në lista, edhe nëse ikën një burrë nga Parlamenti, ai duhet zëvendësuar nga një grua, që mund të jetë edhe e fundit në listë.Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.