Arkiv-Lajme

Në korridoret e PS-së pëshpëritet emri që do zëvendësojë Peleshin në Korçë. Është Sotiraq Filo

Postuar në 15 Gusht, 2013 11:04

“News 24” ka publikuar emrin e kandidatit të PS ëq do të zëvendësojë kryebashkiakun e Korçës, Niko Peleshi, i cili prej shtatorit do të mbajë postin e zv/kryeministrit të Shqipërisë.

Burime brenda PS-së konfirmuan për “News24” se ky perosn do të jetë nënkryetari aktual i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo (në foto).

Ndërsa ende nuk ka një kandidat nga radhët e PD për këtë post, ndoshta në pritje që të “stabilizohet” qartë kryetari i ri i partisë.

Ku të duket balta më e ëmbël se mjalta...? Në Bankën e Shqipërisë!

Postuar në 15 Gusht, 2013 10:16

Mediat kanë publikuar një raport konfidencial të Kontrollit të Lartë të Shtetit që akuzon Bankën e Shqipërisë për shpenzime të larta dhe abuzime me paratë publike. Raporti, i cili mban firmën e kryetarit Bujar Leskaj, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë menjëherë për të disiplinuar financiarisht Bankën Qëndrore dhe për të minimizuar hapësirat e abuzimit me fondet publike në këtë institucion.

Në Vlorë do të nisin rruspat... edhe kundër ndërtimeve me leje?

Postuar në 15 Gusht, 2013 09:04

Kryebashkiaku i Vlorës, Gjika ka dalë përsëri me flamurin e shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet.

Hoxha: Opozita e PD do të jetë konstruktive... nëse maxhoranca nuk do jetë arrogante

Postuar në 15 Gusht, 2013 07:45

Artan Hoxha ravijëzon te Panorama e sotme sesi do të jetë opozita e re, pasi përshkruan dhe atë që po ndodh aktualisht brenda saj.
“Opozita që kërkon vendi mund të jepet nga demokratët nëse ata do të dinë të gjejnë ekuilibrin optimal mes së shkuarës dhe së ardhmes. Sali Berisha në fjalimin e tij iu përafrua optimumit. Demokratët po e ndjekin këtë linjë.”
Por, ai flet dhe për inddividë që po e prishin katarsisin e demokratëve me interesa të caktuara. Kush të jenë këta?

A do ia dalë Rama të mos dojë të abuzojë me mediat si Berisha?

Postuar në 15 Gusht, 2013 07:04

Pas një shkrimi të Baton Haxhiut, gazetarë dhe analistë po trajtojnë të ardhmen e mediave “nën” Ramën.
Në një shkrim te Shqip, Arben Manaj analizon situatën e medias, duke e përkufizuar të “berishizuar” sipas modelit rus të Putinit dhe që “rezultoi fatal për pushtetin e Berishës, i cili kërkoi që mediat e vendit, dhe deri diku ia arriti, që të shërbenin si servis dhe lavazh i ndotjeve që krijonte në trupin e saj makineria e tij qeverisëse.”
Rama do duht ta përmbysë fenomenin e mediave që i bëjnë fresk, si më parë Berishës. Përndryshe...

I pari keçist homoseksual – dhe i lumtur

Postuar në 15 Gusht, 2013 05:37

Një gjë e pangjarë për botën e të “fortëve” ka ndodhur. ”Darren Young, ylli i ligës WWE, njërës prej divizioneve të Keçit, ka lëshuar një deklaratë “bombë” duke pranuar publikisht se është homoseksual.

Darren u provokua gjatë qëndrimit të tij Los Angeles nga gazetarët me pyetjet nëse një keçist homoseksual mund të ketë sukses në WWE. “Sigurisht. Më shikoni mua. Unë jam një yll i WWE dhe të jem i sinqertë me ju, po ju them këtu dhe për herë të parë, unë jam homoseksual. Dhe jam i lumtur. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Young, madje duke buzëqeshur.

Egjipti, mes dhunës dhe vrasjeve – a do harrohet dot kjo që po ndodh?

Postuar në 15 Gusht, 2013 05:04

“Dita e turpit e Egjiptit” e quan The Independent, pasi njofton se nobelisti El Baradei, zv/Presidenti i komanduar ka dhënë dorëheqjen pas sulmit ëq mendohet të ketë lënë 464 të vrarë sipas La Repubblica.

Përveç kameramanit të Sky kanë vdekur dhe dy gazetarë të kanalit Gulf News dhe Al Akhbar.

Shkupi 2014– misioni për të ndryshuar historinë përmes skulpturave

Postuar në 15 Gusht, 2013 04:30

"Misioni i çuditshëm i Shkupit për të ndryshuar historinë përmes skulpturave" është titulli i artikullit të botuar së fundmi në revistën amerikane Atlantic City, një artikull ku ngrihem pikëpyetje mbi projektin e qeverisë maqedonase për të krijuar një histori që nuk e kziston. Ky shkrim fillon me fjalinë "Shpërthimi i objekteve të reja nën regjisurën e qeverisë maqedonase në Qendër të Shkupit i njohur si projekti `Shkupi 2014` është mjaft agresiv...”

Braçe: Në Lazarat ka 7-8 bosë të drogës që dirigjojnë. Ata janë problemi, jo botet me ujë

Postuar në 15 Gusht, 2013 03:27

Ndërsa policia ndalon mëditësit dhe botet me ujë të hyjnë në Lazarat, kjo formulë me sa duket nuk mund të jetë shumë funksionale, madje dikush përmendi dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Çfarë ndodh vërtet në Lazarat? Është më e lehtë ta kuptosh nga një postim i Erion Braçes në Facebook se nga deklaratat e policisë së shtetit.

Braçe duke komentuar operacionet policore në Lazarat, thotë se policia vetëm sa i vjen rrotull fshatit ndërkohë që bosët e drogës që dirigjojnë trafikun aty, nuk preken.

Kolaneci mbi injorancën e politikës: “Tiranës nuk i duhet tramvaj, por metro”

Postuar në 15 Gusht, 2013 02:46

Arkitekti i “Piramidës”, Klement Kolaneci, në një intervistë te revista “Java” analizon fenomenet urbane, shkatërrimin e Piramidës (që e quan krim) dhe jep disa ide mbi Tiranën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme