Braçe: Në Lazarat ka 7-8 bosë të drogës që dirigjojnë. Ata janë problemi, jo botet me ujë

Ndërsa policia ndalon mëditësit dhe botet me ujë të hyjnë në Lazarat, kjo formulë me sa duket nuk mund të jetë shumë funksionale, madje dikush përmendi dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Çfarë ndodh vërtet në Lazarat? Është më e lehtë ta kuptosh nga një postim i Erion Braçes në Facebook se nga deklaratat e policisë së shtetit.
Braçe duke komentuar operacionet policore në Lazarat, thotë se policia vetëm sa i vjen rrotull fshatit ndërkohë që bosët e drogës që dirigjojnë trafikun aty, nuk preken.
“Kjo që policia po bën rreth e qark Lazaratit nuk ka as kuptim e as duk!!. E di gjithë jugu: NE LAZARAT KA 7-8 BOSE TE DROGES! ATA DIRIGJOJNE CDO GJE, MADJE NE ME TE SHUMTEN E KOHES JASHTE E LARG LAZARATIT! Ata jane problemi, ata drejtojne organizatat!!”, shkruan Brace në Facebook.
k.c.
Comments
Qetesojeni Bracen se tani qe
<p>Qetesojeni Bracen se tani qe do te vije S. Tahiri me siguri do te zgjidhe edhe problemin e Lazaratit.</p><p> </p>
Add new comment