Arkiv-Lajme
Reagim i te rinjve romë dhe egjiptianë
Letra e mëposhtme është një reagim i të rinjve romë. Fakti që nuk janë emrat poshtë, nuk ia zbeh nxjeshmërinë.
Të dashur bashkëqytetarë të Shqipërisë,
Të dashur shqiptarë,
Një gazetar francez që (jo-çuditërisht) ka bërë një libër pro-serbëve
Mediat në Kosovë, e disa në Shqipëri, kanë folur për librin e Pierre Pean, gazetar hulumtues francezë, titulluar “Lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”, libër që e nxjerr edhe Hashim Thaçin si personazh të trainuar nga shërbimet sekrete britanike.
Referimet janë marrë nga portali reporteri.net që i referohet një interviste të tij për mediat në Serbi rreth përmbajtjës së librit.
Cinizmi i Ministrisë së Punës: “Çështja rome po përdoret për qëllime politike”. Qëllime politike... pas zgjedhjeve?!...
Jeni prekur nga krimi ndaj romëve?
Ministria e Punës, ajo që do duhej të ishte përkujdesur për “shanset e barabarta” të tyre, nuk është prekur fare, madje, del dhe pa pikën e turpit deklaron se po përdoren për qëllime politike!!
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i kabinetit të kësaj ministrie, Kleves Bitro, apeloi dje ndaj institucioneve publike dhe ndaj mediave, “që të mos shfrytëzojnë komunitetin rom dhe kauzën e tyre për qëllime politike”.
Cili është CNN rus i krijuar nga Putini për të goditur imazhin e Amerikës?
Revista gjermane Spiegel i ka kushtuar një shkrim të gjatë kanalit informativ Rus, “Rusia Sot” (Russia Today) si një armë e fortë e Putinit në atë që Spiegel e quan “lufta e imazhit”.
Presidenti rus Vladimir Putin ka krijuar një anti-CNN për audiencën perëndimore me kanalin satelitor ndërkombëtar “Rusia Sot”. Receta është një propagandës zgjuar, “seks appeal” dhe të holla pa kufizim. Qëllimi: të mposhtë kolegët e saj në mbarë botën.
Shteti turk dhe Vahabistët rekrutojnë shqiptarë myslimanë për ti nisur drejt Sirisë?
Nëse keni pasur ndonjëherë kuriozitetin për të ditur se si është e mundur që një shqiptar nga katundet e Tiranës qenka kaq i “azhornuar” me luftën në siri sa vendos të niset për të vdekur atje, duket se e vërteta po nis të shpërfaqet.
Një organizatë bamirëse turke, IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë dhe i dërgon në luftimet kundër qeverisë së Damaskut, pas trajtimeve ushtarake në Turqi. Kështu bën të ditur portali Farsnews, referuar nga SH online. Organizata mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga Wahhabi, një grup ekstrem saudit.
Dhuna në Egjipt, vritet kameramani i televizionit britanik Sky News, Mick Deane
Televizioni britanik, Sky News ka njoftuar se gjatë përleshjeve në Egjipt krahas 40 protestuesve është vrarë edhe një nga kameramanët e këtij televizioni. Sipas Sky News, Mick Deane, është vrarë gjatë përcjelljes së dhunës që ka shpërthyer sot në Kajro, kur forcat e rendit kanë nisur heqjen e dy kampeve të përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane. Udhëheqësi i Sky News, John Ryley, e ka përshkruar atë si një ndër më të mirët e kameramanëve. Mick ka punuar për Sky për 15 vjet, me bazë në Washington dhe më pas në Jerusalem. Ai ka qenë pjesë e ekipit që raportonte për ngjarjen në Kajro.
Fushatë letërdërguese e ADA-s kundër ambasadorit të ardhshëm amerikan
Pas emërimit nga Obama të diplomatit Donald Lu si ambassador i ardhshëm amerikan në Shqipëri, pritet konfirmimi i Senatit që ai të fillojë punë në Tiranë. Sot ADA (Albanians for a Democratic Albania), e drejtuar nga Gary Kokalari, ka filluar një fushatë letërdërguese kundër emërimit të diplomatit Lu.
“Berishizma” si filozofi: “të kuptosh ëndrrat e të tjerëve” dhe “të martohesh vetëm 1 herë”
Duke përfituar nga shuarja e pasioneve nga vapa dhe nga “mbyllja” e Berishës në Facebook, Fatos Baxhaku vendos t’i kthehet Berishizmit (që ai e quan pak më popullorçe “berishizma”).
Në analizën e tij, ai përmbledh shumë pamje të rrymës të “berishizmës”, ndër to dhe lidhja organike me pushtetin, përqendrimi i fijeve në dorën e tij, propaganda e shfrenuar apo konsiderimin e politikës si “luftë”.
Por dy tipare të tjera interesante sipas Baxhakut (të parrahura shumë në media) janë “të kuptuarit e ëndrrave të të tjerëve” dhe “morali i liderit, martohet vetëm një herë”.
Arsimi Universitar: Fak. Ekonomik në UT më shumë studentë sesa Universiteti i Princeton!
Në një analizë te “Dita”, Fatos Tarifa shpjegon se pse universitetet shqiptare po prodhojnë një “bombë sociologjike me sahat”.
Bazuar mbi shifra, Fakulteti Ekonomik i UT (Univ. Tiranës) ka 10 mijë studentë, pra më shumë se universiteti i Princetonit me 7500. Por, ndërsa këtyre 7500 studentëve në Princeton u japin mësim mbi 1170 pedagogë (raporti: 1 pedagog për 6-7 studentë) në UT japin mësim 150 të tillë (raporti: 1 pedagog për 65 studentë). Ky raport, sipas Tarifës është tipik për vendet e “Botës së Tretë”.
Shënim: Mbi ca foto të pathyera nga Ministri Zhiti
Shkas për këtë shënim u bë një ngjarje periferike, reagimi i Ministrit të Kulturës Visar Zhiti ndaj fotove të paraardhësve të tij në Minsitrinë e Kulturës (http://respublica.al/artikuj/2013/08/14/a-mund-te-thote-nje-...). Zhiti, në prani të medias i ka thënë një ish të përndjekuri politik që po të dojë të marrë e t'i thyejë.