Një gazetar francez që (jo-çuditërisht) ka bërë një libër pro-serbëve

Mediat në Kosovë, e disa në Shqipëri, kanë folur për librin e Pierre Pean, gazetar hulumtues francezë, titulluar “Lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”, libër që e nxjerr edhe Hashim Thaçin si personazh të trainuar nga shërbimet sekrete britanike.
Referimet janë marrë nga portali reporteri.net që i referohet një interviste të tij për mediat në Serbi rreth përmbajtjës së librit.
“Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake, ishte e orientuar pro Serbisë”, shkruan Pean në librin e tij.
Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.
Problemet me intervistën (me gjasë dhe me librin) lindin ngaqë dukshëm Pean është simpatizant i serbëve. Ai arrin deri atje sa francezët i quan të drejtë (se preferonin serbët), anglo-saksonët të padrejtë (meqë mbështesnin shqiptarët).
“Në interpretimin Anglo-Sakson”, kur ushtarët e UÇK-së vrisnin, kjo interpretohej si hakmarrje, dhe mund të falej. Por krejt kritere tjera u përdorën për serbët. Pra Anglo-Saksonët, u sollën krejtësisht ndryshe nga francezët” thotë ai për mediat serbe.
k.c.
Add new comment