Arkiv-Lajme
Bashkia e Tiranës merakoset për gjelbërimin, “ujit” romët që protestojnë në lulishte
Bashkia e kryeqytetit është seriozisht e angazhuar për gjelbërimin e Tiranës këto ditë të nxehta. Ndërmarrja e Gjelbërimit pranë bashkisë, siç njofton Tema, ka hapur ujin për të ujitur barin tek sheshi qendror, ku janë ngujuar romët, që po protestojnë për largimin nga banesat e tyre. Vasilika Laçi, drejtore programi e ojf-së suedeze Civil Rights Defenders thotë se gjatë tre- katër orëve të pasdites, kur në vendngjarje nuk kishte asnjë aktivist të shoqërisë civile, policia i ka fyer romët dhe me metoda të ndryshme presioni ka dashur t’i largojë që atje.
M.Shuli nesër tek Dita: Alarm për makabritetet me ARMO-n. Dhe propozon hetim urgjent parlamentar
Maksim Shuli, prof.dr, është personalitet në fushën e naftës, i cili ka qenë i zëshëm për të gjitha problematikat e këtij sektori. Gazeta Dita anonçon një intervistë me të ditën e nesërme, në të cilën Shuli jep alarmin për “veprimet makabre” që po kryhen me ARMO-n. “Personalisht kam folur shumë për këtë katastrofë që po ndodh në fushën e naftës në AlBPETROL dhe në ARMO. Por kjo që po ndodh me ARMO-n i kalon të gjitha kufijtë politikë, ligjorë dhe shtetërore.
PDIU: Non grata për “Agimin e artë”, policia shqiptare të mos bëjë sehir
Për deklaratat e eksponentëve të Agimit të Artë në Himarë, ka reaguar edhe partia për Drejtësi, Integrim e Unitet e Shpëtim Idrizit. Përmes një deklarate për shtyp, PDIU e vë theksin tek mefshtësia e policisë dhe organeve tona të rendit, që tolerojnë thirrje për përmbysje nga shtetas të huaj brenda territorit të Republikës, teksa media e gazetarë shqiptarë dhunohen në vendin e tyre. Nga ana tjetër, PDIU vlerëson masën e himariotëve që qëndruan larg instrumentalizimit të vdekjes së një të riu, dhe kërkon që eksponentët e kësaj partie fashiste greke të shpallen non grata në vendin tonë.
B.Haxhiu skanon TV-të e Tiranës dhe sheh tek TCH, TvKlanin e 2005-ës
Në një shkrim me titull “A do të jenë mediat njëlloj me Edi Ramën si me Sali Berishën”, gazetari i Prishtinës (por edhe analist i Tiranës) Baton Haxhiu, heq një paralele mes triumfit elektoral të një partie dhe sjelljes politike të një televizioni. Dhe sheh shumë ngjashmëri mes Tv Klanit të verës 2005 pas fitores së Berishës në zgjedhje, dhe Top Channelit të kësaj vere kundruall Edi Ramës, kryeministrit të ri të vendit.
Agimi i Artë: Nuk vijmë në Himarë për të ikur; dhe një fjalim patetik
Përvjetorët e vdekjes së Aristotel Gumës në Himarë po shndërrohen në sebep për shpërthime nacionaliste nga ana e ekstremistëve grekë të Agimit të Artë. Fillimisht ata nxorrën jashtë kishës, priftin e Shën Spiridhonit, i cili nuk pranoi që të kryente ritet e tyre e më pas sulmuan grupin e xhirimit të Top Channel, duke mos lejuar të filmonin ceremoninë. Por ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të së dielës.
Pasaportat e fëmijëve shqiptarë, “Athinën” e njeh Kakavija, jo Kapshtica!
Marrëveshja e arritur një ditë më parë me palën greke, që të njihen në kufi pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Athinë (përjashtohen të tjerët, “provincialët”), një zgjidhje e pjesshme dhe e përkohshme për problemin e toponimeve, vleka vetëm për Kakavijën. Gazeta Shekulli njofton se dogana e Kapshticës ka shfaqur sërish probleme në lidhje me kalimin e këtyre fëmijëve. Sot një tjetër familje shqiptare nuk është lejuar të kalojë kufirin, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes së fëmijëve në pasaportat e tyre. Dhe ç’ndodh?
A1 Report & Shqiptarja.com, akuzë Berishës: Na gjobiti fshehtaz dhe arbitrarisht
Në krye të faqes online të shqiptarja.com, figuron që prej mbi një ore lajmi i gjobës “arbitrare dhe ilegale nga Drejtoria e Tatimeve”, siç cilëson grupi mediatik në fjalë, që deklaron se tatimet kanë bllokuar pa njoftim një llogari bankare për të marrë pagesën e një gjobe të vendosur në mënyrë të fshehtë. Njoftimi thekson se “plani i Berishës kishte nisur në muajin Maj, dy muaj para zgjedhjeve, në të njëjtat ditë, kur një gjykatës i Gjykatës së Tiranës, në bazë të një urdhëri politik, dënonte Karlo Bolinon me pagesën e 75 mijë eurove për një shkrim që nuk e kishte shkruar ai.
Romët, fushim proteste përballë bashkisë. Kompania ndërtuese tregon “letrat” dhe shigjeton Totozanin
Ndërkohë që familjet rome që u shpërngulën me dhunë nga banesat e tyre në fund të rrugës së Kavajës (pranë ish-Qendrës së Punimeve të Krijimit të Artit) kanë ngritur një “kamp proteste” në lulishten përpara Muzeut Kombëtar, firma ndërtuese “Park Construction Albania” ka reaguar ndaj “deformimit” që po i bëhet kësaj çështjeje. Në shënjestër është Avokati i Popullit, për publicitetin që i ka dhënë shqetësimit të romëve. Këta të fundit, 37 familje, janë ngulitur sot në qendër të kryeqytetit, pikërisht që të marrin një përgjigje nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha.
Nis sezoni i “korrje-shirjeve” në Lazarat. News 24 filmon punëtorët me mëditje
Një pagesë e lakmueshme prej 2500-3000 lekësh të reja në ditë, është joshja e çdo vere për punëtorët me mëditje që pajtohen në bastionin e drogës, Lazarat, për të punuar në pikun e mbledhjes së hashashit. Disa pamje të siguruara nga “News 24”, tregojnë punonjësit që dalin që në orët e para të mëngjesit dhe i drejtohen Lazaratit. Furgona nga Tepelena, Përmeti e fshatrat e zonës zbarkojnë në vendin e quajtur “Ura e lumit” në hyrje të Gjirokastrës duke sjellë dhjetëra banorë që më pas transportohen drejt fshatit të famshëm.
Belle Air, “Zëri” trajton abuzimet dhe mashtrimet me pasagjerët e Kosovës
Edhe qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur, madje të irrituar nga shërbimi i kompanisë Belle Air. Gazeta Zëri në numrin e sotëm raporton mbi acarimin e qindra qytetarëve në sportelet e kompanisë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shumë fluturime të të cilëve për në Zvicër e Gjermani kishin vonesa të ndjeshme, e madje ishin anulluar.