Arkiv-Lajme
Bimo: Shërbimi diplomatik shqiptar vuan nga nepotizmi dhe klientelizmi i skajshëm
Roland Bimo, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, aktualisht këshilltar i kryesocialistit Edi Rama, ka analizuar në këtë intervistë për gazetën ‘Dita’, reformën që do të përfshijë shërbimin diplomatik shqiptar pas krijimit të qeverisë së re në shtator. “Shërbimi diplomatik shqiptar është sot pasqyra më e mirë e keqqeverisjes. Ky shërbim vuan nga politizimi i skajshëm, nepotizmi, klientelizmi, mungesa e transparencës dhe eliminimi i sistemit të karrierës në bazë të meritës. Në themel të këtij problemi qëndrojnë moszbatimi apo keqzbatimi i ligjit”, thotë ai.
Reeker: Qeveria e re mori një mandat të fuqishëm, le ta kthejë në reforma dhe luftë antikorrupsion
Reforma të rëndësishme dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është ajo çka presin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga qeveria e re e Edi Ramës. Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shteti, Philip Reeker, ka deklaruar se energjia e qeverisë së re duhet të përqëndrohet në reforma të rëndësishme, të nevojshme për të arritur objektivin e integrimit europian, si dhe në forcimin e shtetit juridik, në nxitjen e transparencës dhe të përgjegjësisë, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Do të ndërhyjmë në Lazarat, thotë policia. Por, a është kjo thjesht një fazë kalimtare euforie?
Gazeta Shqip njofton sot, nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, se shumë shpejt do të ndërhyhet në Lazarat dhe në ccdo zonë tjetër ku kultivohet hashashi, për të asgjësuar parcelat e mbjella me kanabis. Burimet e gazetës shprehen se policia është e vendosur për të asgjësuar çdo zonë që është e mbjellë me lëndë narkotike, por nuk jep detaje për operacionet “pasi janë pjesë e punës. Nëse do e publikonim, atëherë kjo do të na sillte pengesa”.
Shoqata e pronarëve: SHQUP-i është i Toptanëve. PS: Nishani dhe Gjunkshi duhet të flasin për skandalin
Shoqata e ish pronarëve “Pronësi me Drejtësi” vlerëson se qeveria në ikje nuk ka vepruar mirë me pronarët dhe e cilëson vjedhje atë se çfarë po ndodh me pronat e ushtrisë. Lidhur me rastin e fundit, atë të kthimit të SHQUP-it në seli të Partisë Demokratike, anëtari i kryesisë së shoqatës, Myrshit Vorpsi, në një intervistë për Shqiptarja.com, thotë se “sipërfaqja e truallit atje është e familjes së Toptanëve. Ka një vendim të kompensimit të pronave që të jetë shprehur ose jo për atë sipërfaqe trualli, atë e dinë vetë pronarët e kësaj sipërfaqeje trualli në qendër të Tiranës”.
Bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se ka arkëtuar, punonjësit s’marrin pagat
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës ende nuk ka marrë pagën e muajit korrik dhe arsyeja zyrtare për këtë vonesë është zëvendësimi i serverit qendror të thesarit të shtetit. Por, gazeta Shqip shkruan sot se gjendja me financat e bashkisë së kryeqytetit nuk janë të mira. “Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, kjo bashki ka shpenzuar më tepër para se sa ka arkëtuar në të vërtetë.
Bozdo konfirmon shitjen e ARMO-s tek azerët, por ende ka pyetje pa përgjigje
Në një intervistë për Top Channel, zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, konfirmon kalimin e ARMO-s në duart e kompanisë azere “Heaney Assets Coorporation”, si dhe ka deklaruar se ajo do të trashëgojë të gjitha detyrimet e prapambetura nga ‘Anika Enterprises’, përfshirë borxhet ndaj palëve të treta dhe ruajtjen e punonjësve.
Vendimi për selinë e re të PD-së, ushtarakët: Do të dalim në protestë bashkë me familjet
Vendimi i fshehtë i qeverisë për të kthyer Shtëpinë Qendrore të ushtrisë në seli të PD-së ka bashkuar të gjitha grupimet e ushtarakëve në lirim dhe në rezervë, të cilët kanë vendosur që ditën e hënë, në orën 09:00, të bëjnë një nga protestat nga më të fuqishmet para Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kryeministrisë, lidhur me vendimin e fundit të qeverisë me mandat tranzitor që kjo godinë t’i kalojë si seli e re Partisë Demokratike të Shqipërisë. Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë ka dhënë për media edhe një deklaratë, në të cilën ndër të tjera thuhet:
Artan Fuga: Sfida e qeverisë së re, të bëjë reforma, por pa shtrënguar rripin
Profesori i njohur i sociologjisë, Artan Fuga, në një intervistë në Zërin e Amerikës thotë se zgjedhjet parlamentare nxorën disa mësime për politikanët. Sipas tij, ka disa sfida:
Sfida e parë e shumicës së re në parlament do të jetë qëndrimi që ajo do të mbajë ndaj pushteteve të tjera, për të cilat ka qenë kritike; si ndaj pushtetit gjyqësor, atij presidencial, ndaj kushtetutës dhe shumë reformave që janë bërë. Presim hapat që do të hedhë kjo shumicë. A do të veprojë vetëm kjo shumicë apo do të dialogojë me opozitën, që duket se nuk do të ketë asnjë fuqi bllokuese.
Mimi Kodheli, Ministrja e re e Mbrojtjes në qeverinë Rama, qetëson opinionin: “SHQUP-i do t’i kthehet ushtrisë”
Ministrja e re e Mbrojtjes, Kodheli, e quan të jashtëligjshëm vendimin e qeverisë për t’i kaluar për përdorim godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Partisë Demokratike, në një intervistë për Top Channel.
Deutsche Welle: Shqipëria, ajër i ndotur, ujë i qelbur dhe grumbuj plehrash në çdo hap që hedh
Reportazhi është shkruar nga gazetari Johan von Mirbach i Deutsche Welle. Në të ai ndër të tjera thekson: