Reeker: Qeveria e re mori një mandat të fuqishëm, le ta kthejë në reforma dhe luftë antikorrupsion

Reforma të rëndësishme dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është ajo çka presin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga qeveria e re e Edi Ramës. Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shteti, Philip Reeker, ka deklaruar se energjia e qeverisë së re duhet të përqëndrohet në reforma të rëndësishme, të nevojshme për të arritur objektivin e integrimit europian, si dhe në forcimin e shtetit juridik, në nxitjen e transparencës dhe të përgjegjësisë, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë video konferencës nga Nju Jorku për "Zërin e Amerikës", Reeker uk harroi të përshëndeste edhe zgjedhjet e sukseshme në Shqipëri si dhe reagimin e udhëheqësve politikë, shembull sipas tij “i një procesi demokratik në rajon”. “Mendoj se Shqipëria u bashkua me disa vende të tjera të rajonit, që gjatë vitit të fundit kanë zhvilluar zgjedhje të sukseshme në përputhje me standartet. [Por] puna e vështirë për ndërtimin e demokracisë nuk përfundon me numërimin e votave dhe shpalljen e fituesve”, ka thënë Reeker.
r.k
Add new comment