Arkiv-Lajme

BB: Janë regjistruar 88.5 mijë pasuri të paluajtshme nga 400 mijë në total

Postuar në 11 Gusht, 2013 07:24

Në raportin e Bankës Botërore, ku përmblidhet aktiviteti i projekteve të saj në vendin tonë deri në qershor të këtij viti, vihet theksi tek tregu i pasurive të paluajtshme, i cili duket se është peng i problemeve të pronësisë. BB-ja [në foto, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky] thotë se në këtë drejtim duhet të ecin edhe reformat e qeverisë së re dhe se ka nevojë për një sistem sa më të saktë, ku e drejta e pronësisë është e garantuar, është siguri për më shumë investime vendase, por edhe të huaja.

Makbule Çeço: Rama duhet të luftojë korrupsionin, që “blloku” të mos ta ndjekë si hije

Postuar në 11 Gusht, 2013 06:29

Makbule Çeço, një nga emrat e njohur të politikës shqiptare para vitit 2005, kur shërbente si nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shprehet se qeveria e re e Edi Ramës duhet të bëjë një luftë të ashpër ndaj korrupsionit, në mënyrë që fenomeni i njohur si “blloku i Ilir Metës” mos e ndjekë si hije në qeverisje. Në intervistën e dhënë për Shqiptarja.com, Çeço analizon fitoren e së majtës duke theksuar se oguri i parë i mirë i qeverisë së re janë gjashtë femrat në kabinetin Rama.

Rrëfimi i ish drejtorit të ALUIZNI-t dhe historia e lopës me qumësht që nuk mund ta mjelë kushdo!

Postuar në 11 Gusht, 2013 05:15

Agim Berisha, ish drejtor i ALUIZNI-t për Tiranën, ka bërë një rrëfim tronditës për gazetën Shqip, kur ka treguar hapur fenomenin e korrupsionit që ka prekur agjencinë, mungesën e motivimit për të punuar, arrogancën dhe deri te pasojat ekonomike sociale që i janë shkaktuar shtetit dhe individit. Dhe ai e nis me një ngjarje “humoristike”, por që nuk është aspak për të qeshur: “Pranova t’u përgjigjesha pyetjeve duke marrë shkas nga historia plot ‘humor’, që artisti i nderuar B.K.

Felaj: Do të ngrejmë një komision hetimor parlamentar permanent dhe njësinë e antikorrupsionit

Postuar në 11 Gusht, 2013 04:20

Përveç Byrosë Kombëtare të Hetimit, mazhoranca e re ka në plan që me fillimin e punës në Parlament, të krijojë me lidh edhe një Komision Hetimit Përlamentar Permanent, i cili do të “hetojë” situatën e rendit dhe sigurisë publike në vend. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, bashkëhartuese e programit qeverisës për drejtësinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thotë se ky komision do të jetë diçka e ngjashme me Komisionin Antimafia në Parlamentin italian.

"AK-ja dështoi sepse nuk kishte program, kurse Kreshnik Spahiu ishte mercenar i dikujt"

Postuar në 11 Gusht, 2013 03:11

Në një analizë për gazetën “Shekulli”, njëri nga themeluesit e Aleancës Kuq e Zi, ish Sekretar për Çështjet e Shëndetësisë në atë lëvizje, profesor Agim Koçillari, ka nënvizuar arsyet që sollën dështimin e AK-së, duke hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur. Sipas tij, duke mos pasur një strategji të qartë dhe një program të shkruar dhe të detajuar, AK-ja nuk ishte në gjendje të organizonte dhe udhëhiqte ata njerëz që ajo përfaqësonte dhe pa mbështetjen e tyre dështoi. “Qëllimi i z.

Letra e Bashës për Thaçin: A po ndërron kurs PD-ja në Kosovë?

Postuar në 10 Gusht, 2013 14:31

Një artikull i Bekim Salihut i botuar në “Illyriapress.com” është komentuar gjatë nga mediat sot. Aty flitet se nën udhëheqjen e Sali Berishës, PD-ja ka qenë më e afërt me LDK-në e Hashim Thaçit, por një letër që kryetari i sapozgjedhur i PD-së, Lulzim Basha, për këtë të fundit ku kërkohet bashkëpunim mes dy partive, a mund të quhet ndërrim i kursit të PD-së në Kosovë? Në letrën drejtuar Thaçit, Basha i kërkon atij thellimin e bashkëpunimit ndërpartiak me qëllim të forcimit të demokracisë dhe prosperitetit të dyanshëm.

Haradinaj “fton” PDK-në e Thaçit të kalojë në opozitë: Është në të mirë të Kosovës

Postuar në 10 Gusht, 2013 12:55

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se PDK-ja duhet të shkojë në opozitë, ka shkaktuar jo pak debate në Kosovë. Në një intervistë për “Epoka e Re”, ish kryeministri ka vlerësuar se shkuarja e PDK-së së Hashim Thaçit në opozitë do të ishte në të mirë të vendit. “Pas gjithë këtyre zhvillimeve, do të ishte shumë më e shëndetshme për demokracinë në vend që PDK-ja të dalë njëherë në opozitë, ashtu siç ka ndodhur edhe me partitë e tjera”, kanë qenë fjalët e Haradinajt.

Prishtina e Tirana duhet t’i “bashkojnë” qeveritë, thotë Behgjet Pacolli

Postuar në 10 Gusht, 2013 11:40

I nxitur nga bashkëpunimi në rajon, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, këmbëngul në idenë e realizimit të seancave të përbashkëta qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të nxitur një impuls pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një prononcim për median kosovare, Pacolli është shprehur se hartimi i një strategjie zhvillimore do ta thellonte bashkëpunimin me Shqipërinë, në interes në rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve. “A po shikoni se ç’po ndodh në rajon?

Rishfaqet Mihal Delijorgji, tani si pronar i truallit nga ku po dëbohen romët

Postuar në 10 Gusht, 2013 10:25

Një nga të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz, Mihal Delijorgji, është rishfaqur në skenë, por kësaj here si pronari i truallit ku prej disa ditësh ka nisur dëbimi me forcë i familjeve rome. Në atë tokë është parashikuar të ndërtohet një kompleks pallatesh. “A1 Report” ka filmuar Delijorgjin brenda zonës së rrethuar dhe thotë se punimet nuk janë ndaluar, siç edhe ishte urdhëruar para ca ditësh, por përkundrazi vazhdojnë, ndërsa romët kërcënohen. “Kjo nuk është e romëve, dilni jashtë!", i është drejtuar Delijorgji kameras së A1 Report.

Toponimet, Greqia do të lejojë kalimin e fëmijëve shqiptarë deri në fund të gushtit

Postuar në 10 Gusht, 2013 09:10

Ka mjaftuar një takim midis drejtorit të kufirit të Gjirokastrës, Admir Abrija dhe komandantit të pikës kufitare të Kakavijës për palën greke, për të zgjidhur (të paktën deri në fund të gushtit) çështjen e toponimit të emrave për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në vendin fqinj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme