Arkiv-Lajme

Ndrron pronar gjiganti energjetik i naftës shqiptare, “ARMO”, por s’dihet në ç’duar ka rënë e si ka rënë!...

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:27

Është konfirmuar dje nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit zyrtarisht shitja e kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”. Zërat që kishin qarkulluar   fundit për një shitje apo dhënie peng të janë vërtetuar përfundimisht. Tashmë “ARMO” ka një kompani të re si pronare dhe një administrator të ri. Në të dhënat e publikuara në QKR për kompaninë “ARMO” rezulton se veprimet e fundit janë kryer më datë 8 gusht.  

Besimtarët falen në lëndinë të hapur në Palermo. Merr pjesë Kryetari (katolik) i Bashkisë

Postuar në 08 Gusht, 2013 16:07

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në mëngjes në lëndinën e Italico Foro (në ambient të hapur), në Palermo, për lutjen e mbylljes tradicionale të Ramazanit. E veçanta ishte se Kryetari i Palermos Leoluca Orlando dhe komisioneri për pjesëmarrje Giusto Catania morën pjesë në faljen e namazit.

Italia, masa të forta kundër dhunës ndaj femrave... mos është rasti ta ndjekim?

Postuar në 08 Gusht, 2013 14:56

Italia, merr masa të forta kundër gravrasësve, dhunuesve të femrave , madje edhe ngacmuesve me fjalë.

Kukësi prek ëndrrën, kalon turin e tretë në Europa League

Postuar në 08 Gusht, 2013 13:44

Sonte, edhe pse i mundur 0:1 nga Metalurg Donjecku i Ukrainës, falë fitores 2-0 në Tiranë në ndeshjen e parë, Kukësi ia ka dalë të kualifikohet për në “play-off” të Europa League.

Është një habi ndërkombëtare por dhe kombëtare, pasi asnjë ekip shqiptar më parë nuk kishte arritur të kalonte tre ture, dhe ja që kuksianët e kanë bërë realitet.

Ligji i plehrave, Berisha ka shkelur ligjin. Dyshime mbi kompanitë, nuk kemi kushte për riciklim.

Postuar në 08 Gusht, 2013 11:54

Berisha miratoi pak ditë para javë para se të lerë pushtetin një ligj për import plehrash. Por, një vështrim juridik e shpall atë vendim të paligjshëm.

Sokol Hazizaj për A1 report thotë:

Rama për ndërtimet në bregedet: “kancer”, “emergjencë kombëtare”

Postuar në 08 Gusht, 2013 11:16

Një operacion i gjerë kundër ndërtimeve abuzimeve në bregdet, pritet të nisë në shtator.

Lajmi është përcjellë nga vetë Edi Rama përmes disa postimeve në Twitter. “kancer agresiv në veprim, kundër të cilit do të veprojë Policia e Shtetit” dhe “Jemi në emergjencë kombëtare”, kanë qenë disa nga cilësimet e Ramës.

Jemi në emergjencë kombëtare, thotë Rama, për ndërtimet pa leje në bregdet, por nuk zë në gojë ato në kryeqytet!...

Postuar në 08 Gusht, 2013 11:05

“Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye. Operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!”, shkruan Rama në Tuiter dhe Facebook...

Zgjedhjet vendore të 3 nëntorit, Prishtina do të ndahet mes LDK e Vetëvendosje-s!

Postuar në 08 Gusht, 2013 10:59

Një sondazh i bërë nga "Index Kosova" ka nxjerrë përfundimin se gara për Prishtinën në zgjedhjet vendore të 3 nëntorit mund të shkojë në balotazh mes LDK-së dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Sipas “Zëri”-t, LDK, PDK e “Vetëvendosje”, akoma po i mbajnë të fshehur “xhokerët” që do t’i përdorin për kryeqytetin në zgjedhjet e 3 nëntorit. Por, pavarësisht emrit, preferencat partiake anashkalojnë partinë e Thaçit duke preferuar mes partisë së krijuar nga Rugova dhe Vetëvendosje!-s.

Zvicra – rregulla të reja “aparteidi” për azilkërkuesit

Postuar në 08 Gusht, 2013 09:25

“Rregulla prej Aparteidi” ky është komenti i The Independent për një rregullore të re të vendosur në një qytet zviceran për azil-kërkuesit. Dhe ky koment nuk ndryshon shumë nga ato të medieve të tjera, dhe sidomos nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që i konsiderojnë këto rregulla si shkelje flagrante.

Më mirë Turqia se Kina, thotë Tarifa (për partneritetin)

Postuar në 08 Gusht, 2013 08:06

Sot, Dita ka analizuar përmes ish-diplomatit Fatos Tarifa opsionin “Turqi”si partner strategjik për Shqipërinë. Në artikullin e gjatë, Tarifa analizon dhe vlerat e Turqisë përkundrejt Kinës, madje duke e vlerësuar si “demokratik”.

Ja pse na duhet Turqia:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme