Arkiv-Lajme

“Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, plagjiaturë! Nuk e ka shkruar Enver Hoxha, por e kanë “klonuar” një grup autorësh

Postuar në 07 Gusht, 2013 03:08

Në numrin e vet të djeshëm, Gazeta Panorama ka sjellë në vëmendje botimin e librit “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990)” të autorit Leka Ndoja. Në këtë libër hulumtues sillet edhe fakti sesi një nga veprat më të mira të Enver Hoxhës, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” (Tiranë, 1981) është në të vërtetë një plagjiaturë e një vepre të Alqi Kristos, që nuk u botua kurrë për të mos “i hedhur hije” klonit të vet.

Po vërtet, ç’do të bëjë Rama me SHISH? (si dhe me gjithë institucionet e tjera të dhunuara nga Berisha)

Postuar në 07 Gusht, 2013 02:16

Kjo pyetje lind duke dëgjuar intervistën e Fatos Klosit në A1 report. Klosi, (që e ka drejtuar Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë 1997 - 2002) e përmbledh me pak fjalë sjelljen e Berishës ndaj SHISH:

"Gjatë kohë së Berishës u forcua pushteti i SHIU-t dhe u la në hije SHISH, sepse siç dihet, Berisha mendoi se nuk e kishte nën kontroll këtë gjë. Deshi gjithmonë ta shkarkonte kreun e SHISH, derisa këtë e bëri Nishani".

Gjykatësi: “Berlusconi nuk është dënuar ngaqë “nuk mund të mos e dinte, por ngaqë e dinte”

Postuar në 06 Gusht, 2013 16:04

Berlusconi ka qenë qysh në fillim me mendimin se po e dënojnë me akuzën, se “ai nuk mund të mos e dinte” mashtrimin fiskal që është bërë në të mirë të Mediaset-it. Por kreu ad interim i Gjykatës së Lartë në këtë periudhë verore e pushimesh, Antionio Esposito, që ka firmosur vendimin mbi dënimin e Berlusconit, ka dhënë një intervistë për gazetën e Napolit, il Mattino, dhe aty ka thënë, sipas gazetës, se “nuk po e dënojnë ngaqë nuk mund të mos e dinte, por ngaqe e dinte”. “E dinte, sepse këtë e kanë dëshmuar tre vetë”, ka saktësuar ai.

Debati fetar në Prishtinë nuk ka të sosur: Do të lejohet apo jo shamia nëpër shkolla?

Postuar në 06 Gusht, 2013 15:37

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur kohë më parë të papranueshme bartjen e shamisë nëpër shkolla me arsyetimin se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi bazën e laicizmit, por ky problem, nën trysni të brendshme e të jashtme, ka riardhur në qendër të diskutimeve.

RAI UNO jep lajmin mbi Lazaratin në edicionin e orës 20.00

Postuar në 06 Gusht, 2013 13:40

 Në lajmet kryesore të orës 20.00 të Rai Uno-s iu bë jehonë dhe njëherë lajmit mbi Lazaratin. Gazetarët e televizionit kryesor italian folën për fitime kolosale të një rrjeti të madh droge, dhe raportimi shoqërohej me pamje filmike që janë në dispozicion të strukturës së ministrisë së tyre të financave, me emrin Guardia di Finanza. Nga pamjet e policisë finaciare italiane të marra nga helikopterët e kësaj njësie dukeshin njollat e gjelbra të plantacioneve të kanabasit në Lazarat ku, sipas tyre, policia shqiptare gjen vështirësi të shumta për të hyrë.

Polemika Pashaj-Krisafi, se kush i “ka dhënë më shumë luftës” për detin

Postuar në 06 Gusht, 2013 12:49

Nisi me një intervistë për Ditën, nga ana e profesorit Ksenofon Krisafi, ku ky i fundit shigjetonte Berishën si arkitekti i Paktit detar me Greqinë, që ja kalon edhe Zogut në shitjen e atdheut. Pas intervistës, koloneli në lirim Myslim Pashaj, shkroi një opinion për Ditën, me titull “Opinion i trishtuar, por miqësor”, ku i kundërvihej Krisafit me njëfarë intonacioni nënvlerësues për përpjekjet e tij për mbrojtjen e detit.

PD nxjerr Vorpsin: Bëmë ç’mundëm për zgjedhje të lira, por PS-ja i ndoti

Postuar në 06 Gusht, 2013 12:14

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, i shpallur sot nga KQZ, solli një reagim të PD-së, lexuar nga zëdhënësja Laura Vorpsi. E akuzuara kryesore e deklaratës ishte Partia Socialiste (jo dhe aq LSI) që sipas PD-së, sakatoi KQZ-në, vodhi e bleu votat dhe shtiu në dorë (nuk e shpjegon se si) Kolegjin Zgjedhor. Një mënyrë alla PD e pranimit të humbjes. Ja dhe deklarata e lexuar nga Vorpsi:

 

Totozani i kërkon KQZ-së heqjen e vendimit të “kasetave të gatshme”

Postuar në 06 Gusht, 2013 11:17

Teksa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, kishte mbi tavolinë një kërkesë të Avokatit të Popullit Igli Totozani, për shpalljen të pavlefshëm të aktit administrativ të vendimit 503 që KQZ ka marrë në lidhje me fushatën zgjedhore. Vendimi ka të bëjë me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, ndryshe i njohur si “ligji i kasetave”.

Policia greke e bindur: Ilir Kupa ka kaluar kufirin, e njeh në pëllëmbë të dorës

Postuar në 06 Gusht, 2013 09:33

Para një jave, Ilir Kupa ishte pikasur nga policia greke në kufirin tokësor me Shqipërinë. Por tashmë grekët shprehen të bindur se i arratisuri nga burgu i Trikallës, Ilir Kupa ka hyrë në territorin shqiptar, edhe pse autoritetet shqiptare nuk kanë të dhëna për kalimin e tij në Shqipëri. Kyçi i “suksesit” të 27 vjeçarit, beson policia greke, është jo vetëm njohja e imtësishme e terrenit kufitar prej tij, pasi ka punuar si bari në këto zona, por edhe ndihma e barinjve shqiptarë që punojnë ligjërisht andejpari.

KQZ shpall rezultatin final. Ka edhe parti që kanë marrë dyqind e ca vota

Postuar në 06 Gusht, 2013 08:37

U shpall nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mesditë, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, gjashtë javë nga dita e votimeve. Nga rezultatet përfundimtare koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtin. Ndërsa ndarjen e mandateve e bëri Kolegji Zgjedhor. Në fund të këtij procesi, e majta rezulton fituese me 313 mijë vota më shumë se koalicioni i djathtë. PS del parti e parë me 713 mijë vota ose 185 mijë më shumë se Partia Demokratike. Partia e tretë del LSI me 180 mijë vota.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme