Arkiv-Lajme
Berisha sjell plehrat e huaja, por flet veç për studentët në universitete!
Qeveria që do duhej vetëm të përkudesej për vendin deri në tranzitimin e pushtetit, nuk po pushon së marri vendime ditë për ditë. Sot qeveria në ikje ka firmosur një vendim me anë të të cilit lejohet importi i ‘plehrave’ në Shqipëri, nga vende si Greqia e Italia. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet se Shqipëria do të lejojë importin e 600 tonë mbetjeve në vit nga Greqia dhe rreth 2000 tonë mbetje nga Italia.
Edhe Demeti për zgjedhjet në PD: më të rregulltat që nga 1991!
Arben Demeti, një nga themeluesit e PD, tashmë kreu i PAD, në një intervistë për Albanian Screen vlerëson procesin e votimit për kryetar të PD-së si i vetmi i rregullt (në PD) që nga ’91-shi.
Kosovë: shamia në shkolla, do të vendosë Thaçi
Komisioni për Liritë Fetare, i ka rekomanduar Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi të lejojë mbajtjen e shamive në shkollat fillore dhe të mesme. Komisioni vëtë është një krijim i Thaçit, por duket se po tenton t’i shpëtojë presionit duke ia kaluar topin Thaçit.
Arben Malaj do të të donte të angazhohej. A do jetë i hapur Rama ndaj “të skualifikuarve” tani që nuk “rrezikohet”?
Arben Malaj në një intervistë për Shqip nga Ard Kola ka mbajtur sot një qendrim afrues e pozitiv ndaj qeverisë së re të Ramës, duke vlerësuar sfidat e saj por dhe duke mos mohuar një angazhim pas shtatorit:
2 rrugët e qeverisë së re: të mos bëjë asgjë, ose të na “ngopë” me taksa
Në një shkrim te Shqip i sotëm, Gjergj Erebara, e nis analizën ekonomike të qeverisë së re duke parashtruar teorinë e ciklit ekonomik dhe politik që thotë se “qeveritë premtojnë ulje taksash e rritje shpenzimesh kur garojnë për të marrë pushtetin, i harrojnë premtimet në dy vitet e para dhe bëjnë pikërisht të kundërtën, duke rritur taksat dhe duke ulur shpenzimet dhe në vitin e tretë fillojnë të ndërrojnë rrugë me shpresë se lirimet do të ngrohin popullsinë në vitin e katërt dhe do t’i japin sërish votën për një mandat të dytë.”
Studiuesi Leka Ndoja: Si grabitej prona intelektuale në diktaturë, intelektualët titanë që ngelën deri në fund skllevër dhe anonomë
Është fjala për një ushtri e tërë njerëzish të zotë që në periudhën e socializmit punonte në hije. Shpina të kërrusura mbi fletë të bardha e libra, që përkthenin nga rusishtja, anglishtja, italishtja, osmanishtja… Emri i tyre nuk përmendej kurrë. Një pjesë ishin të burgosur, ish-të dënuar, të persekutuar, të dënuar nga pushteti popullor, me njolla në biografi, por edhe ata që ishin thjesht të punësuar ishin krejt anonimë. Të gjithë ishin përkthyes të “klasikëve” marksistë-leninistë, për llogari të shtëpisë botuese “8 Nëntori”. Një redaksi e veçantë merrej me veprën e Enver Hoxhës.
Lubonja dhe disa pyetje mbi projekt-idetë e Ramës
Në një shkrim të sotëm te Panorama, Lubonja i kthehet disa projekt-ideve të Ramës, si binjakëzimi i Instat, futja e FMN si institucion kontrolli, auditimi i huaj i financave, dogana e kontrolluar nga të huajt... ide që sipas tij theksojnë faktin që askush nuk ka besim te institucionet e shtetit.
Lubonja ngre që në fillim një sërë pyetjesh:
Erdogani, Rama dhe një koincidencë e zymtë autoritariste
Rastësisht, në ditën e vizitës së Ramës në Turqi duke shtrënguar duart me “vëlla” Erdoganin, një gjykatë turke, e dirigjuar, siç mendohet nga vëlla Erdogani,dënoi mbi 300 ushtarakë, politikanë e gazetarë turq për një grusht të supozuar shteti. Sipas akuzave, të gjithë këta donin të hidhnin Erdoganin duke përhapur kaos nëpër rrugë e duke bërë vrasje. Gjyqi i nisur që më 2008 konsiderohet gjerësisht si një përpjekje për të bërë të heshtin zërat kundër liderit autoritarist.
Opozita e PD? Rama ka opozitë vetëm premtimet e tij, sipas Minxhozit
Në një intervistë për DITA-n, Skënder Minxhozi nuk sheh aspak shpresë tek opozita e ardhshme. Për të, Rama do të ketë si “opozitë” vetëm premtimet e tij.
“Numerikisht, asnjë maxhorancë nuk do të kërkonte opozitë më të dobët se kjo e sotmja” thotë Minxhozi, duke konsideruar se maxhoranca e re është vetëm 1 mandat larg shumicës së cilësuar. Por, problemi i Ramës nuk do të jetë opozita, “sesa problemet që ajo ka krijuar kur ka qeverisur vendin. Rama ka si opozitë vetëm premtimet që ai ka bërë. E ato nuk janë të pakta. Mjaftojnë për të rrëzuar më shumë se një qeveri.”
Der Standart i bën një portret simpatik Ministres (së re) të Mbrojtjes, Mimi Kodhelit, por, nënvizon “besnikërinë” ndaj Ramës
“Der Standard” i ka kushtuar një portret Mimi Kodhelit, deputetes socialiste,që në shtator do të marrë një detyrë jo të zakontë për një femër, atë të ministres së Mbrojtjes. Madje, Der Standard nuk ngurron ta mbiquajë “zonjë e hekurt”.