2 rrugët e qeverisë së re: të mos bëjë asgjë, ose të na “ngopë” me taksa

Në një shkrim te Shqip i sotëm, Gjergj Erebara, e nis analizën ekonomike të qeverisë së re duke parashtruar teorinë e ciklit ekonomik dhe politik që thotë se “qeveritë premtojnë ulje taksash e rritje shpenzimesh kur garojnë për të marrë pushtetin, i harrojnë premtimet në dy vitet e para dhe bëjnë pikërisht të kundërtën, duke rritur taksat dhe duke ulur shpenzimet dhe në vitin e tretë fillojnë të ndërrojnë rrugë me shpresë se lirimet do të ngrohin popullsinë në vitin e katërt dhe do t’i japin sërish votën për një mandat të dytë.”
Pasi analizon situatën e borxhit, Erebara e shpjegon fare thjesht atë që e pret qeverinë e re - rrugët jnaë vetëm dy:
- të mosbërit asgjë me shpresë se ekonomia do të fillojë të rimëkëmbet dhe të ardhurat fiskale do të rriten, dhe
- kryerja e një operacioni të dhimbshëm rritje taksash dhe shkurtim shpenzimesh.
Për Erebarën lajmi i mirë është që të gjitha problemet aktuale të Shqipërisë janë në dorë të qeverisjes.
Por, pyetja është “nëse qeveria do të zgjedhë rrugën e të mosbërit asgjë, apo do t’i hyjë rrugës së vendimeve të ashpra, të cilat kanë njëkohësisht edhe të mira edhe të këqija, që më së shumti krijojnë vështirësi shtesë për popullatën në dy vitet e para për të sjellë potencial për rritje në të ardhmen.”
k.c.
i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/07/dy-rruget-per-qeverine-e-re/
Add new comment