Arkiv-Lajme

Kohë të këqia në marrëdhëniet Moskë-Uashington, mos po troket një “Luftë e ftohtë”?...

Postuar në 09 Gusht, 2013 12:02

Anulimi i takimit mes presidentit amerikan Barack Obama dhe homologut te tij rus Putin është për të ardhur keq, por jo fatkeqësi, mendojnë ekspertët. Ata presin një ftohje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA. Mund të kishte ndodhur edhe më keq. Këtë thonë shumë ekspertë për vendimin e Presidentit amerikan Barack Obama, për të anuluar takimin me kreun e Kremlinit Vladimir Putin. Ishte planifikuar që dy krerët e shteteve të takoheshin në Moskë në prag të samitit të G-20 në Shën Petërburg në shtator.

Lajmi për prefiksin e Kosovës: Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen për Telekom dhe as atë për energji

Postuar në 09 Gusht, 2013 11:42

Lajmi që u përhap dje në të gjitha mediet kosovare për marrëveshjen e telekomit ka qenë i pavërtetë dhe ka krijuar pezmatim në Kosovë.  Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen për telekom dhe as atë për energji. Zyrtarisht nuk ka ende marrëveshje të arritur dhe të gjitha lajmet mediale për gjoja pranimin e marrëveshjes nga Serbia, janë të pavërteta, ka thënë në një prononcim për Express këshilltari i Lartë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës Bekim Çollaku.

Basha, “leksion” Ramës: Kujdes! Diplomacia do kujdes! Jo kapital politik për vete

Postuar në 09 Gusht, 2013 10:18

Kreu i PD-së, Lulzim Basha,duke komentuar në profilin e tij në FB politikën e jashtme të vendit, dhe sidomos vizitat jashtë vendit të Kryeministrit të ri, Edi Rama, thekson se vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit. “Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik. Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia.

Ndjekje penale për komisionerët e KZAZ-së nr.13 të Lezhës, një nga vendimet më të drejta të KQZ-së

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të çojë për ndjekje penale kryetarët dhe anëtarët e KZAZ-së nr.13 të Lezhës për abuzimet me numërimin e votave në zgjedhjet e 23 qershorit, duke kërkuar që ata të ndiqen penalisht dhe të mos jenë më anëtarë në zgjedhje të reja. Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, tha se jo vetëm numëruesit, por edhe vëzhguesit dhe përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore që “janë bërë pjesë e manipulimit” duhen të penalizohen. “Kolegji jep një lloj amnistie, numëron votat. Veprimi i tij ishte i kundërligjshëm nga një vendimi që u mor nga një strukturë tjetër.

Bashkia e Kavajës për Bajram, një tortë 25 m të gjatë, gati sa torta famkeqe e Pavarësisë në Tiranë, por që ndezi më tepër festën

Postuar në 09 Gusht, 2013 07:34

Festën e Bajramit Bashkia e Kavajës ka zgjedhur ta festojë me një element më shumëmëtë veccantë me qytetarët e saj duke servirur tortën e Bajramit, pas faljes së namazit të kësaj dite. Pastiçierët kanë përgatitur një tortë 25 metra të gjatë. Kjo ëmbëlsirë e sjellë për këtë rast ka qenë e dimensioneve jo të zakonshme. Për këtë festë ka përcjellë urimin e tij dhe kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që ishte edhe i pranishëm në momentin e shpërndarjes së tortës.

Moisiu, por më pas edhe Artan Lame: Qeveria në ikje, hileqare, vendime në dëm të qytetarëve

Postuar në 09 Gusht, 2013 07:25

Ish- presidenti Alfred Moisiu, në një intervistë për GSH, komenton sot vendimet e fundit të qeverisë, të cilat i quan të nxituara dhe në dëm të interesave të qytetarëve, si vendimi për të importuar sërish mijëra tonelata plehra të rrezikshme në Shqipëri dhe vendimin për kthimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtarakëve në seli të PD.

Bota sot, si po zhvillohet? Raporti ekonomik: Europa, SHBA dhe Japonia, në rritje, Kina në rënie

Postuar në 09 Gusht, 2013 06:18

 Një raport i ri arrin në përfundimin se perspektiva e ekonomive të Evropës, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara ka gjasa të përmirësohet muajt e ardhshëm, ndërsa në Kinë mund të ngadalësohet. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka nxjerrë se treguesit e saj kryesorë ekonomikë lënë të kuptohet se rritja nuk do të ndjekë të njëjtin ritëm në gjithë botën. Psh, rritja ekonomike po konsolidohet në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Britani dhe shanset janë të mira për 17 vendet e Eurozonës, që është zhytur në recesion që prej një viti e gjysmë.

Romët, kudo të diskriminuar, por kjo nuk e justifikon qeverinë shqipare të mbajë këtë qëndrim ndaj tyre

Postuar në 09 Gusht, 2013 05:09

Romët kanë jetuar në Evropën Lindore dhe në Ballkan për shekuj me radhë.  Por është fakt i pakundërshtueshëm dhe i provuar se rënia e komunizmit dhe së fundmi kriza financiare globale  i ka goditur romët më shumë se pjesën tjetër të shoqërisë.  Është një nga komunitetet më të mëdha në Evropë që diskriminohet në mënyrën më të keqe. Dhe nuk është problem vetëm për Evropën Lindore, po të kesh parasysh dëbimet nga Franca dhe Italia.

Prefiksi i Kosovës, +383, si kod teknik, por edhe si një simbolikë identiteti...lajm i vërtetë, por i nxituar dhe paksa emocional

Postuar në 09 Gusht, 2013 03:34

Lajmi mbi arritjen e marrëveshjes për telekomin mes të Kosovës dhe Serbisë është përciell jo pa entuziazëm nga mediat kosovare, jo vetëm si një arritje në kosolidimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë e social në Kosovë, por edhe si një simbolikë përkatësie dhe identiteti Sipas burimeve, Kosova do ta ketë kodin +383 dhe do të aplikojë  përmes Austrisë apo Suedisë.

PD vërtet humb zgjedhjet, por fiton godinën, merr për seli të saj Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Braçe: Grabitje, çështja në prokurori!

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:47

Në mbledhjen e fundit qeveria, që është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t'i kalojë Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit. Vendimi në fjalë nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave së bashku me vendimet e tjera, por burime zyrtare konfirmojnë se qeveria e kryeministrit Berisha e ka miratuar atë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme