PD vërtet humb zgjedhjet, por fiton godinën, merr për seli të saj Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Braçe: Grabitje, çështja në prokurori!

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:47

Në mbledhjen e fundit qeveria, që është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t'i kalojë Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit. Vendimi në fjalë nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave së bashku me vendimet e tjera, por burime zyrtare konfirmojnë se qeveria e kryeministrit Berisha e ka miratuar atë.  Pas publikimit nga Top Channel, të lajmit për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike, reagoi deputeti socialist Erion Braçe.

“Sali Berisha grabit një super pronë në mes të Tiranës”, shkruan Braçe, mbrëmjen e së enjtes në Facebook. “Kjo është prona e fundit e Ushtrisë, e grabitur nën “qeverisjen” e Arben Imamit. Me këtë akt, të propozuar nga Lulzim Basha, Imami po blen postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD; Berisha e Basha tani e kanë zërin e tyre”, shkruan Braçe.

“Ky akt - thotë ai, - jo vetëm dëshmon për përdorimin e vijueshëm të Ushtrisë, burimeve të saj, për qëllime politike - dhe ky është një shpërdorim ekstrem i detyrës. Arben Imami është përgjegjësi dhe ndaj tij duhet hetim penal menjëherë”, përfundon shënimin Braçe.

Vazhdim i lajmit

Ish- gjenerali Sandër Lleshi, i shkarkuar pak kohë më parë nga detyra, komenton për Shekullin vendimin e qeverisë që Shtëpia Qendrore të Ushtrisë të kalojë në pronësi të Partisë Demokratike. Mbeta pa fjalë, ka thënë ai kur dëgjova lajmin, është një lajm që më befason. Shtëpia Qendrore e Ushtrisë dikur është një objekt me rëndësi shumë të madhe për FA. Është një objekt edhe simbolik, edhe përfaqësues.

Vendimi i qeverisë Berisha për kalimin e Qendrës Kulturore të Ushtrisë në funksion të PD-së për zyrat, është fyes, i paligjshëm, abuziv, por edhe fashist e antikombëtar, kanë thënë përfaqësuesit e Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, në një letër të botuar nga Dita, në të cilën shtojnë se do ta mbrojnë me trupat e tyre këtë qendër.

Zh.

 

Comments

Submitted by illi (not verified) on

<p>Llalla te kryeje detyren, ose t&#39;i hape rrugen nje kryeprokurori te ri.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Këta kanibalë të pasurisë kombëtare duhet të zhduken njëherë e përgjithmon</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.