Moisiu, por më pas edhe Artan Lame: Qeveria në ikje, hileqare, vendime në dëm të qytetarëve

Postuar në 09 Gusht, 2013 07:25

Ish- presidenti Alfred Moisiu, në një intervistë për GSH, komenton sot vendimet e fundit të qeverisë, të cilat i quan të nxituara dhe në dëm të interesave të qytetarëve, si vendimi për të importuar sërish mijëra tonelata plehra të rrezikshme në Shqipëri dhe vendimin për kthimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtarakëve në seli të PD.

“Vendime të tilla nuk e di pse duhen marrë tani, sepse për këtë çështje ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të referendumit për ndalimin e importit të plehrave në vendin tonë. Nuk e kuptoj fare! Unë e kuptoj që kjo qeveri ka akoma afatin e saj për të marrë vendime, por kjo është për gjëra të rëndësishme, jo për këto probleme. Kjo është një kërkesë që vjen për favorizime të klaneve të caktuara. Për këtë çështje qytetarët kanë folur nëpërmjet mbledhjes së firmave për mbajtjen e referendumit kundër importit të mbetjeve dhe do të flasin sërish në dhjetor. E njëjta gjë duhet thënë edhe për Shtëpinë e Ushtarakëve”, ka thënë Moisiu.

Të njëjtin shqetësim ka siellë edhe deputeti i ri Artan Lame në një konferencë për shtyp, duke denoncuar të tjera skandale, si ajo për rikthimin e një sipërfaqe prej 600 hektarësh në zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë, ndërhyrjen me vendim të orëve të fundit të qeversisë Berisha  në Parkun Kombëtar të Dajtit, në zonën e Rrushkullit, në disa zona të tjera në Vlorë etj.

Zh.

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

o respub e ka thene Lame ileqare apo e keni shkruar ju ileqare? jo ile por hile

Submitted by Gjon (not verified) on

meqe jemi ne teme korrigjimesh atehere duhet bere edhe ketu:

siellë- sjellë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.