Bota sot, si po zhvillohet? Raporti ekonomik: Europa, SHBA dhe Japonia, në rritje, Kina në rënie

Postuar në 09 Gusht, 2013 06:18

 Një raport i ri arrin në përfundimin se perspektiva e ekonomive të Evropës, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara ka gjasa të përmirësohet muajt e ardhshëm, ndërsa në Kinë mund të ngadalësohet. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka nxjerrë se treguesit e saj kryesorë ekonomikë lënë të kuptohet se rritja nuk do të ndjekë të njëjtin ritëm në gjithë botën. Psh, rritja ekonomike po konsolidohet në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Britani dhe shanset janë të mira për 17 vendet e Eurozonës, që është zhytur në recesion që prej një viti e gjysmë. Vendi më i zhvilluar në Evropë, Gjermania po fuqizohet edhe më tej, ndërsa Italia po shënon përmirësim dhe Franca po stabilizohet. Por sipas raportit, Kina, Brazili dhe Rusia kanë gjasa të pësojnë ngadalësim, ndërsa India po jep vetëm shenja të lehta përparimi.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.