Arkiv-Lajme

Dritëroi: Kabineti Rama është si qeveria e parë e pasluftës. Për Bashën, flet “përmes” pulëbardhave

Postuar në 12 Gusht, 2013 04:10

Gazeta Panorama është hapur sot me një intervistë të Dritëro Agollit, ku shkrimtari i njohur flet gjera e gjatë për qeverisjen e re socialiste dhe Edi Ramën. Interesant është krahasimi që bën Agolli me qeverinë e parë të pasluftës antifashiste, anëtarët e së cilës ishin “ministrat më me kulturë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria sepse ata vinin nga shkolla të larta jashtë shtetit”. Nga ana tjetër, për Agollin termi “Rilindje”, okelioja e fushatës së PS-së, është paksa i tepruar, ndaj më e udhës do të ishte “rimëkëmbja”.

SHQUP, protestojnë ish ushtarakët. Thirrje Nishanit (si njeri i uniformës) të reagojë

Postuar në 12 Gusht, 2013 03:07

Siç premtuan fundjavën e kaluar, ish-ushtarakët kanë protestuar sot kundër vendimit “sekret” të  qeverisë Berisha për t’ja kaluar Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë Partisë Demokratike, si selia e re e forcës së djathtë. Një grup ish ushtarakësh u mblodhën përpara godinës së SHQUP-it, dhe ndër të tjera u bënë thirrje të gjithë ushtarakëve të djeshëm e të sotëm të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.  Gjithashtu ata kanë kërkuar që edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast.

Polakët për Shqipërinë: Magjepsëse, shumica e njerëzve këtu kanë një armë dhe një Mercedes

Postuar në 11 Gusht, 2013 14:58

Durrësi Lajm.com boton një reportazh të gjetur në këto ditë në uebsajtin polaknatemat.pl. që bën fjalë për Durrësin dhe plazhin e tij. Shkrimi shoqërohet me dy foto nga plazhi i Durrësit, në mëngjes dhe natën. Autori e pranon se ka “pube në bunkerë të vjetër, tonelata mbeturinash buzë rrugëve dhe makina pa fund Mercedes - të gjitha këto mund të gjenden në Shqipëri. Shumica e familjeve kanë armë zjarri në shtëpitë e tyre”, “por ka plazhe të bukura si Kroacia dhe çmime shumë të ulëta”.

Gjonçaj: KQZ-ja favorizoi PD-në; Kuvendi i ri mund të ndryshojë formulën e përbërjes

Postuar në 11 Gusht, 2013 14:38

Puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen dhe mbylljen e procesit zgjedhor të 23 qershorit ka qenë plotësisht në favor të Partisë Demokratike. Ky është vlerësimi që ka dhënë përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, i cili në një intervistë për “Abc News” e ka nënvizuar si negative performancën e katër anëtarëve të mbetur të KQZ-së. Por, ndërkaq ai ka folur edhe për çështjen e përbërjes së KQZ-së, duke deklaruat se beson që Kuvendi i ri do të ndryshojë formulën e përzgjedhjes së anëtarëve, ndonëse problemin më të madh e sheh te integriteti i personave.

Malaj: Qeveria e re të mos funksionojë si “Kabineti i Kuzhinës”, por si një ekip i vetëm

Postuar në 11 Gusht, 2013 13:36

Qeveria e re e Edi Ramës duhet të funksionojë si një ekip sa më të harmonizuar dhe sa më i aftë përballë sfidave të vështira që kanë ekonomia dhe buxheti i vendit. “Kjo është jetike për suksesin”, thotë në një intervistë për gazetën Mapo, ish deputeti socialist, Arben Malaj. Ai ka komentuar edhe mospërfshirjen në qeveri të aleatëve historikë të PS-së, përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim: “Të shpresojmë që fenomeni që në politikë emërtohet “Kabineti i Kuzhinës” të mos mbisundojë mënyrën e funksionimit të qeverisë së re.

Berisha në det, “punë dhe not”, por jo rekord të ri!...

Postuar në 11 Gusht, 2013 12:33

Berisha nuk heq dorë nga pasioni i tij, noti. Pas lajmit të thyerjes së rekordit të këtij viti para disa javëve në Dhërmi, ku Berisha ka notuar për 150 minuta në ujërat e detit Jon, duke thyer rekordin e një viti më parë me 140 minuta, sot vjen “lajmi” i shoqëruar me një album prej 8 fotosh në faqen e tij në Facebook.

Presidenti Obama shkon me pushime, “merr me vete” edhe Shtëpinë e Bardhë!

Postuar në 11 Gusht, 2013 11:44

Presidenti Obama ka filluar pushimet, por bash për këtë ai është kritikuar nga republikanët, pasi Presidentët bëjnë pushime të kufizuara. Lajmin dhe komentin e bën Zëri i Amerikës, sipas të cilit, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney ka thënë se, megjithëse Presidenti ka ikur me pushime, për të nuk ka pushim të mirëfillta, se kudo që ndodhet, ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe çdo ditë do të shpenzojë orë të tëra duke u informuar për ngjarjet kryesore dhe duke punuar për sfidat që ka përpara.

Totozani kërkon zgjidhje për strehimin e familjeve rome, por a e dëgjon kush?

Postuar në 11 Gusht, 2013 11:37

Në një kohë kur familjet rome që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre kanë zënë vend në trotuarin e rrugës pranë vendit ku do të ndërtohet një kompleks pallatesh, Avokati i Popullit, Igli Totozani vijon të lëshojë thirrje në mbrojtje të tyre. Por, a do ta dëgjojë kush? Ai u ka kërkuar Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale që të marrin masa urgjente për sistemimin e tyre.

Përkujtimorja e Aristotel Gumës, “Agimi i Artë” deklarata antishqiptare në Himarë

Postuar në 11 Gusht, 2013 10:05

Himara është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike sot, kur në tre vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, minoritarit që u përplas nga një makinë, janë ngritur sërish tensionet në jug të vendit. Televizioni Neës 24 ka raportuar se eksponentë të partisë naziste greke “Agimi i Artë” kanë tentuar që të kryejnë rite brenda kishës në Himarë, por prifti është larguar. Më pas eksponentët e “Agimit të Artë” i janë drejtuar varrezave të fshatit dhe aty, pasi kanë shpalosur flamurin e Vorio- Epirit dhe “Agimit të Artë”, kanë lexuar një deklaratë antishqiptare.

Hashim Thaçi: Prishtina dhe Brukseli e presin Beogradin për telekomin dhe energjinë

Postuar në 11 Gusht, 2013 08:56

Lajmi se Serbia dhe Kosova kishin arritur një marrëveshje për telekomin dhe energjinë u fanit shpejt, por kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka komentuar sot në Ferizaj refuzimin e Beogradit. “Serbia ka ende dilema për të pranuar marrëveshjen, sa i përket telekomunikacionit dhe energjisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme