BB: Janë regjistruar 88.5 mijë pasuri të paluajtshme nga 400 mijë në total

Postuar në 11 Gusht, 2013 07:24

Në raportin e Bankës Botërore, ku përmblidhet aktiviteti i projekteve të saj në vendin tonë deri në qershor të këtij viti, vihet theksi tek tregu i pasurive të paluajtshme, i cili duket se është peng i problemeve të pronësisë. BB-ja [në foto, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky] thotë se në këtë drejtim duhet të ecin edhe reformat e qeverisë së re dhe se ka nevojë për një sistem sa më të saktë, ku e drejta e pronësisë është e garantuar, është siguri për më shumë investime vendase, por edhe të huaja. “Të dhëna të sakta mbi tokën dhe të drejtat mbi të ndërtojnë, pa dyshim, kushtet për një decentralizim fiskal dhe autonomi të bashkive, që është rrjedhojë e të ardhurave nga taksa mbi pronën”, thuhet në raport.

Projekti i administrimit dhe menaxhimit të tokës, LAMP, është duke vëzhguar dhe regjistruar 400 mijë prona në zonat urbane, por deri tani është bërë i mundur regjistrimi i 85.500 tituj pronësie.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.