Hashim Thaçi: Prishtina dhe Brukseli e presin Beogradin për telekomin dhe energjinë

Postuar në 11 Gusht, 2013 08:56

Lajmi se Serbia dhe Kosova kishin arritur një marrëveshje për telekomin dhe energjinë u fanit shpejt, por kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka komentuar sot në Ferizaj refuzimin e Beogradit. “Serbia ka ende dilema për të pranuar marrëveshjen, sa i përket telekomunikacionit dhe energjisë. Sa i përket Prishtinës dhe Bashkimit Europian, kjo çështje është e mbyllur, kështu që shpresoj se në ditët e ardhshme edhe Beogradi do të bindet për të pranuar marrëveshjen që është e standardit europian, dhe është e nevojshme dhe e domosdoshme për të lëvizur përpara proceset”, ishin fjalën e Thaçit.

Por, çfarë ofron projekt-marrëveshja e ofruar nga ndërmjetësuesi, Bashkimi Europian? Gazeta Express shkruan se “sipas draft marrëveshjes Kosova pritet të marrë kodin unik shtetëror ndërkombëtar telefonik dhe njëkohësisht pritet edhe normalizim i gjendjes në fushën e telekomunikacionit dhe se kjo marrëveshje është e favorshme për Kosovën”. Sipas marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, Kosova pritet të marrë kodin ndërkombëtar telefonik +383, për të cilin në vjeshtë do të aplikojë një shtet anëtar i BE-së, Suedia ose Austria. Kosova, në mungesë të kodit të vet, vazhdon të shfrytëzojë 3 kode të huaja telefonike, të Serbisë, Monakos dhe Sllovenisë.

 

Re.Pu

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.