Gjonçaj: KQZ-ja favorizoi PD-në; Kuvendi i ri mund të ndryshojë formulën e përbërjes

Puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen dhe mbylljen e procesit zgjedhor të 23 qershorit ka qenë plotësisht në favor të Partisë Demokratike. Ky është vlerësimi që ka dhënë përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, i cili në një intervistë për “Abc News” e ka nënvizuar si negative performancën e katër anëtarëve të mbetur të KQZ-së. Por, ndërkaq ai ka folur edhe për çështjen e përbërjes së KQZ-së, duke deklaruat se beson që Kuvendi i ri do të ndryshojë formulën e përzgjedhjes së anëtarëve, ndonëse problemin më të madh e sheh te integriteti i personave. Mandej, ai ka akuzuar KQZ-në se në mënyrë të qëllimshme ka nënvlerësuar dy projektet teknologjike [numërimin elektronik të votës dhe verifikimin elektronik të zgjedhësve] që ishin risitë e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke sabotuar realizimin e tyre. Gjonçaj shprehet se shumë nga vendimet e marra nga Komisioni me 4 vota ishin në kundërshtim me Kodit.
Re.Pu
Add new comment