Arkiv-Lajme
A mund të thotë një Ministër Kulture “Merri e thyeji fotot [e ministrave të Kulturës]”? Po, Visar Zhiti.
Një episod i zhvilluar në mjediset e MTKRS dhe në prani të Ministrit Visar Zhiti me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Musine Kokalarit ka lënë pa gojë të pranishmit. Në sallën “Tefta Tashko” ku rëndom zhvillohen takime, përkujtimore apo promovime, në mur prej një rastësie gjendeshin fotot e Ministrave të Kulturës gjatë gjithë ekzistencës së shtetit shqiptar. Panorama raporton se gjatë përkujtimores së Musine Kokalarit, Ministri Visar Zhiti i është drejtuar Agim Mustës, ish-i përndjekur politik, duke e ftuar që të thyejë cilindo prej fotografive në mur.
Milo “ftoh” idenë e polit të tretë të Nard Ndokës: “ishte muhabet në kafe...”
Nard Ndoka ndezi shtypin me tezën e një poli të tretë, por Paskal Milo i “hedh ujë” duke e zhvleftësuar si muhabet kafeje. “Një ide e zotit Ndoka u shpalos në një kafe si kolegë të vjetër të politikës” thotë Milo për Panoramën.
PDS-ja e Milos është një parti e koalicionit fitues dhe do të dukej absurde që të ikte për të dalë në opozitë me qeverinë që erdhi në pushtet dhe me votat e saj.
Shënim: Lajme s’ka, por ka Berishë...
Edhe pse i dorëhequr nga partia, dhe duke numëruar ditët në ndërtesën e Kryeministrisë, Kryeministri në zbritje Berisha vazhdon të jetë “lajm” në kohën kur lajme s’ka. “Lajm” në thonjëza, sepse, a mund të quhet lajm ky: (http://mapo.al/2013/08/13/berisha-homazh-per-rinine-dhe-vepren-e-saj/)?
Egjipt, ushtria bën masakër mbi civilët, raportohet për 250 të vrarë
Rruget e Kajros janë mbytur me lumenj gjaku që në oret e para të mëngjesit të sotëm. Forcat e sigurisë egjiptiane janë duke zhvilluar aksionin e paralajmëruar më parë për shtypjen e protestave të lirimin e shesheve të bllokuara që në fillim të korrikut nga mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga ushtria, Muhamed Mursi.
Marifeti i vockël për “fshesën” në administratë... PD-ja e përdori më 2005
Gazeta Shqiptarja.com hedh sot tezën se ndryshimi i emërtimeve të Ministrive, dhe ndarja apo shkrirja e disa prej tyre, ka qenë një lëvizje e zgjuar e Edi Ramës për të spastruar administratën nga militantët.
Një faqe e bardhë për "lajmet nga Himara"?
Gazeta DITA që njihet për kopertinat e saj shpesh provokative ka gjetur një zgjidhje vërtet origjinale për të raportuar incidentet në Himarë. Në faqen e parë të Ditës në numrin e së martës, ndër të tjera anonçohej edhe një titull: “Një mesazh i rëndësishëm për Agimin e Artë – Lexoni në brendësi). Në brendësi, ishte një faqe që përmbante vetëm një kolonë qëndrimi redaksional dhe pjesa tjetër e faqes ishte krejtësisht e bardhë me një shënim në qendër të saj, ku apeloheshin mediat e tjera t’i injorojnë lajmet me Agimin e Artë.
“Patatja e nxehtë” e shamive nuk qenka në tryezën e Thaçit. Komisioni, i përçarë
Para dy ditësh u tha se çështja e mbajtjes së shamisë myslimane për vajzat në shkollat e ciklit të ulët dhe ato të mesme, ishte dërguar për miratim në tryezën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Sot mediat kosovare raportojnë se komisioni përkatës për çështjet e lirisë fetare, pranë kryeministrit, nuk paska dhënë aspak një sugjerim unanim për këtë temë, e madje anëtarët e këtij komisioni kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta.
BBC për SHQUP-in: Shpërblimi i fundit, që PD i bën vetes
Kështu e nis shkrimin BBC, duke komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri lidhur me një vendim ende të fshehtë të qeverisë në ikje. Por përpjekja për të transferuar selinë e Partisë Demokratike në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, shkaktoi inat dhe protesta tek ish-ushtarakët, vazhdon më tej BBC. Një javë më parë qeveria në largim vendosi të firmosë kalimin e SHQUP-it në ndërtesën e selisë së re të PD-së. Sqarohet se shkrimi është bërë duke u bazuar në lajmet e dhëna nga mediat vendase.
Marina Berluskoni: Mjaft me përfolje, nuk i hyj politikës
Vajza e ish kryeministrit dhe manjatit të mediave, Silvio Berluskoni, tashmë i dënuar definitivisht nga gjyqësori italian, përgënjeshtron zyrtarisht hyrjen në politikë. Marina Berluskoni është detyruar ta bëjë këtë pohim me forcë. “Meqë çdo deklaratë e imja nuk ka shërbyer dot për të eliminuar zërat mbi këtë çështje, detyrohem të theksoj edhe një herë se nuk do të merrem me politikë”, theksojnë mediat italiane këto çaste.
Britani e Madhe: Qytetarët i lënë me testament qeverisë pará për të larë borxhet(!)
Nuk është thjesht një kuriozitet kontributi që japin njerëzit për zhvillimin e vendit të tyre nëpërmjet testamenteve. Zakonisht tëstamentet lihen për për familjen, miqtë, organizatat e bamirësisë ose institucionet fetare, por në Britaninë e Madhe kanë filluar t’i jepen para me testament edhe qeverisë! Kështu një grua vendosi që t’ia lërë të gjithë pasurinë e saj partisë që është në pushtet. Joan Edwards la trashëgim shumën prej 520 mijë sterlina për qeverinë që do ishte në pushtet në kohën e vdekjes së saj.
