Marina Berluskoni: Mjaft me përfolje, nuk i hyj politikës

Vajza e ish kryeministrit dhe manjatit të mediave, Silvio Berluskoni, tashmë i dënuar definitivisht nga gjyqësori italian, përgënjeshtron zyrtarisht hyrjen në politikë. Marina Berluskoni është detyruar ta bëjë këtë pohim me forcë. “Meqë çdo deklaratë e imja nuk ka shërbyer dot për të eliminuar zërat mbi këtë çështje, detyrohem të theksoj edhe një herë se nuk do të merrem me politikë”, theksojnë mediat italiane këto çaste. Përfolja e emrit të saj si lidere e PDL-së, partisë së Berluskonit, aleate në qeverisjen teknike të Enriko Letës, u intensifikua pas dënimit të Kavalierit nga shkalla më e lartë e gjyqësorit italian, Kasacioni.
Njohësit e italishtes mund të lexojnë më shumë në: http://www.corriere.it/politica/13_agosto_13/berlusconi-marina-politica_6641f732-0427-11e3-b7de-a2b03b792de4.shtml
Add new comment