Milo “ftoh” idenë e polit të tretë të Nard Ndokës: “ishte muhabet në kafe...”

Nard Ndoka ndezi shtypin me tezën e një poli të tretë, por Paskal Milo i “hedh ujë” duke e zhvleftësuar si muhabet kafeje. “Një ide e zotit Ndoka u shpalos në një kafe si kolegë të vjetër të politikës” thotë Milo për Panoramën.
PDS-ja e Milos është një parti e koalicionit fitues dhe do të dukej absurde që të ikte për të dalë në opozitë me qeverinë që erdhi në pushtet dhe me votat e saj.
Këtë e konfirmon dhe vetë Milo: “Ne jemi duke pritur fillimin e negociatave me Partinë Socialiste për pjesëmarrjen aktive dhe të merituar të PDS-së në qeverisjen e vendit. Nuk kemi asnjë mëdyshje që i takojmë këtij koalicioni qeverisës për gjithçka kemi dhënë, dhe opinioni publik dhe individë të shquar dhe historikë të së majtës shqiptare edhe këto ditët e fundit i kanë vlerësuar këto kontribute. Për rrjedhojë, PDS mund të ulet për të përcaktuar të ardhmen e vet të afërt qeverisëse vetëm me PS.”
k.c.
Add new comment