Britani e Madhe: Qytetarët i lënë me testament qeverisë pará për të larë borxhet(!)

Nuk është thjesht një kuriozitet kontributi që japin njerëzit për zhvillimin e vendit të tyre nëpërmjet testamenteve. Zakonisht tëstamentet lihen për për familjen, miqtë, organizatat e bamirësisë ose institucionet fetare, por në Britaninë e Madhe kanë filluar t’i jepen para me testament edhe qeverisë! Kështu një grua vendosi që t’ia lërë të gjithë pasurinë e saj partisë që është në pushtet. Joan Edwards la trashëgim shumën prej 520 mijë sterlina për qeverinë që do ishte në pushtet në kohën e vdekjes së saj. E meqë në pushtet janë konservatorët dhe liberaldemokratët, ata do ndajnë shumën sipas vendeve që kanë në parlament. Konservatorët do marrin 420 mijë sterlina dhe liberaldemokratët 100 mijë sterlina. Në vitin 2010- 2011, publiku i la më shumë se 1 milion sterlina qeverisë si pjesë e testamenteve të ndryshme. Nga këto, 54 mijë sterlina u ndanë mënjanë për reduktimin e borxhit kombëtar
Zh.
Add new comment