Arkiv-Lajme

PD pas Braçes: Vendimi për SHQUP-in, i drejtë, ka humbur prej kohësh funksionet, tani me PD-në brenda modernizohet

Postuar në 16 Gusht, 2013 04:39

Duke iu përgjigjur Braçes me mënyrën e vetë, Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, përshëndet vendimin për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike. Në një konferencë për shtyp, Vorpsi e cilësoi vendimi si akt moral, demokratik e ligjor.

Braçe: Të hetojmë korrupsionin kriminal, për këtë na votuan shqiptarët! Dhe drejton gishtin për aferën e fundit të Presidentit Nishani

Postuar në 16 Gusht, 2013 04:09

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar hetimin e presidentit për korrupsion në lidhje me dekretin për kalimin e SHQUP-it nën pronësi të PD-së.

“Media raportoi ditë më parë se familja e presidentit ka interesa të drejtpërdrejta ekonomike, pronësore në atë godinë, që duhet të mbesë bosh sa më parë. Nëse kjo provohet, atëherë presidenti Bujar Nishani duhet vënë nën hetim përmes një procesi parlamentar për korrupsion. Nëse provohet, krimi i tij është shumë i rëndë. Kjo histori duhet të hetohet me çdo kusht”, thotë Braçe.

Përmasa të rrezikshme të masakrës në Egjipt, dje dita më e përgjakshme që nga fillimi i “Pranverës arabe”

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:09

Dje ka qenë një nga ditët më të përgjakshme  në Egjipt. Dhuna ka hyrë në një fazë të re edhe më të rrezikshme. Ministria e Shëndetësisë njofton se të paktën 525 veta humbën jetën dhe më shumë se 3,700 u plagosën. Por sipas Vëllazërisë Myslimane, nga ndërhyrja e policisë në dy kampe protestuesish në Kajro u vranë më shumë se 4,500 persona. Autoritetet kishin ditë që kishin paralajmëruar se do të ndërhynin për të prishur kampet ku mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane protestonin kundër ushtrisë dhe përmbysjes prej saj të presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi.

Droga e Lazaratit: Policia në hall, veshin shurdh dhe syrin qorr !...

Postuar në 16 Gusht, 2013 01:12

Në një kronikë të zgjeruar të gazetarit Rajmond Kola për Zërin e Amerikës shtrohen disa pyetje, që policia shqiptare nuk po u jep dot përgjigje si, psh: Përse nuk ndërhyhet sot në Lazarat? Pse nuk flitet hapur për situatën alarmante të parcelave me hashash? Çfarë është bërë këto vite përpara se policia italiane të zbulonte faktin tronditës se në këtë fshat janë 319 ha të mbjellë me hashash nën hundën e policisë? Sa do të zgjasë kjo situatë në fshatin jugor?

Përkujtohet Arbën Xhaferi në njëvjetorin e vdekjes, lajmi nga media të Kosovës dhe Maqedonisë, asnjë fjalë këtej nga ne

Postuar në 16 Gusht, 2013 01:08

Dje në Pallatin e Kulturës në Tetovë u përkujtua njëvjetori i ndarjes nga jeta i shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të shquar, Arben Xhaferi. Ishin të pranishëm familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të partive politike nga Kosova dhe Shqipëria etj. Pas homazheve në varrezat e qytetit në Tetovë,ku merrte pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, u zhvillua një konferencë e dy liderëve, të cilët kohë më parë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi mes dy subjekteve politike.

Ilir Meta: Do të ishte një defaktorizim të bëhej gabimi i së kaluarës, i një opozite konfliktuale dhe destruktive

Postuar në 16 Gusht, 2013 01:03

 

Në një intervistë mbrëmë për televizionin ABC News, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Ilir Meta ka folur gjatë  për sfidat e qeverisjes së re të kolacionit PS-LSI, duke theksuar nevojën e një bashkëpunimi të frytshëm dhe konstruktiv me opozitën që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit. “Shqetësimi ynë është që të fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve ta konsiderojë një herë e mirë të mbyllur kapitullin e gjatë të tranzicionit dhe të ecim drejt normalitetit”, ka theksuar Meta.

M.Baze: SHQUP, Nishani firmosi dekretin, që të marrë truallin e familjes së vet tek PD-ja!

Postuar në 15 Gusht, 2013 15:49

Editoriali i ri i gazetës Tema, i publikuar në uebsajt, merret me dekretin e sapofirmosur nga presidenti Bujar Nishani për kalimin e SHQUP-it nga ushtria, në seli të re të PD-së. Sipas autorit Mero Baze, arsyeja e këtij transferimi të beftë prone nuk është nevoja për zyra të reja në selinë blu, por vetë Nishani. Presidenti ka firmosur shpejt e shpejt, sepse e di që nën qeverinë e re ky operacion do të ishte i pamundur. Dhe këtë firmë e ka hedhur jo dhe aq “për t’i bërë një dhuratë” partisë së tij, por familjes së vet.

Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë; Rama reagon, por nuk jep shenjë anullimi të “transaksionit”

Postuar në 15 Gusht, 2013 14:15

Mesazhi i mëposhtëm nga Twitter është reagimi i kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, pas lajmit se presidenti Bujar Nishani ka firmosur kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë si seli e Partisë Demokratike:

“Ç’turp: Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të veten! Dhe kundër ligjit! Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës!

Presidenti bëhet bujar; firmos që SHQUP t’i kalojë partisë së vet

Postuar në 15 Gusht, 2013 13:08

Presidenti Bujar Nishani (si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura) e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë inventarit të ushtrisë, të godinës së SHQUP-it. Ky dekret ka mbërritur në zyrat e ministrisë së Mbrojtjes këtë pasdite, po aq fshehtaz sa edhe u mor vendimi përkatës nga qeveria. TCH citon burime nga ministria e Mbrojtjes, ndërsa zyra e shtypit e presidencës kontaktuar nga kanali në fjalë, dha përgjigjen “keni telefonuar jashtë orarit zyrtar”.

Riformatimi i KQZ-së, një anëtar kundër. Sepse bie në kundërshtim me “frymën” e Kodit

Postuar në 15 Gusht, 2013 12:12

Deklarata e nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, se mazhoranca e re do të punojë për riformatimin e KQZ-së, solli një ditë më pas (sot), reagimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmani. Sipas Osmanit, çdo hap që mund të merret nga qeveria e re për riformatimin e KQZ-së është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor. Kjo sepse qeveria e re ka tagër vetëm të kryejë plotësimin e vendeve bosh në KQZ.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme