Ilir Meta: Do të ishte një defaktorizim të bëhej gabimi i së kaluarës, i një opozite konfliktuale dhe destruktive

Në një intervistë mbrëmë për televizionin ABC News, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka folur gjatë për sfidat e qeverisjes së re të kolacionit PS-LSI, duke theksuar nevojën e një bashkëpunimi të frytshëm dhe konstruktiv me opozitën që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit. “Shqetësimi ynë është që të fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve ta konsiderojë një herë e mirë të mbyllur kapitullin e gjatë të tranzicionit dhe të ecim drejt normalitetit”, ka theksuar Meta.
Pyetjes se si do të trajtohet opozita në këta numra, që më shumë ka fjalën se sa vota apo vende në parlament, Meta i është përgjigjur: Mendoj se vlera e fjalës në politikë shpeshherë është më e rëndësishme se vlera e numrave. Do të ishte një gabim i madh, madje mjaft i rëndë për PD-në në rast se për t’u faktorizuar në parlament për shkak të numrave jo shumë domethënës, pra në rast se ajo do të zgjidhte për të bërë opozitën destruktive, opozitën konfliktuale në mënyrë që të ndihej si më e rëndësishme. Përkundrazi, ne do të kishim një kthim mbrapa, do të ishte një defaktorizim. Çdo përpjekje pastaj për t’iu imponuar qytetarëve shqiptarë, për t’i trysnuar përmes politikave agresive, personalizuese, denigruese absolutisht që do të marrë përgjigje jo pozitive. Në rast se mazhoranca do të bëjë gabimet e mazhorancës së mëparshme do të tregojë arrogancë, për të pushtuar opozitën, ndërkohë që është e domosdoshme të bashkëpunohet me të, sepse japim një mesazh bashkëpunimi për të gjithë shoqërinë dhe gjithë qytetarët, atëherë padyshim secila palë do të paguajë për atë politikë të gabuar dhe jo të mençur në 2015-n dhe 2017-n.
Të plotë intervistën në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/08/15/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-...
Zh.
Add new comment