Në korridoret e PS-së pëshpëritet emri që do zëvendësojë Peleshin në Korçë. Është Sotiraq Filo

Postuar në 15 Gusht, 2013 11:04

“News 24” ka publikuar emrin e kandidatit të PS ëq do të zëvendësojë kryebashkiakun e Korçës, Niko Peleshi, i cili prej shtatorit do të mbajë postin e zv/kryeministrit të Shqipërisë.

Burime brenda PS-së konfirmuan për “News24” se ky perosn do të jetë nënkryetari aktual i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo (në foto).

Ndërsa ende nuk ka një kandidat nga radhët e PD për këtë post, ndoshta në pritje që të “stabilizohet” qartë kryetari i ri i partisë.

Zëvendësimi do të ndodhë ngaqë Niko Peleshi në momentin e betimit në detyrën e re, duhet të japë dorëheqjen nga funksionet që ka në pushtetin vendor, duke iu referuar nenit 95 dhe 103 të Kushtetutës. Është Presidenti i Republikës, i cili mandej duhet të shpallë datën e zgjedhjeve duke u bazuar në nenin 103 pika 3 për qeverisjen vendore.

k.c.

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

<p>Korcen e kane marre ne dore vllehet e orthodokset qe prej vitit 1990 e nuk e leshojne me. Edhe tani qe Edi Rama ua solli Peleshin ne Tirane, serisht Peleshet po vazhdojne te sundojne, anipse muslimanet jane shumice ne ate qytet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.