M.Baze: SHQUP, Nishani firmosi dekretin, që të marrë truallin e familjes së vet tek PD-ja!

Postuar në 15 Gusht, 2013 15:49

Editoriali i ri i gazetës Tema, i publikuar në uebsajt, merret me dekretin e sapofirmosur nga presidenti Bujar Nishani për kalimin e SHQUP-it nga ushtria, në seli të re të PD-së. Sipas autorit Mero Baze, arsyeja e këtij transferimi të beftë prone nuk është nevoja për zyra të reja në selinë blu, por vetë Nishani. Presidenti ka firmosur shpejt e shpejt, sepse e di që nën qeverinë e re ky operacion do të ishte i pamundur. Dhe këtë firmë e ka hedhur jo dhe aq “për t’i bërë një dhuratë” partisë së tij, por familjes së vet. Sepse trualli pranë selisë blu do t’i kthehet si pronë të shoqes së presidentit. “Vendimi i jashtëligjshëm për të marrë si seli Shtëpinë Qendrore të Oficerëve, për t’i hapur rrugë tek selia ekzistuese e Partisë Demokratike kthimit të pronës së familjarëve të Bujar Nishanit dhe njerëzve afër Berishës dhe Bashës, nuk është një akt që ka të bëjë me shtëpinë e re të demokratëve, por planin e biznesit të tre kleptokratëve, të cilët po nxitojnë të zhvatin çfarë munden në orët e fundit të pushtetit’, thotë Baze.

 

Lexojeni materialin e plotë në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/08/15/nuk-eshte-fjala-per-shtepine-e-demokrateve/

 

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<h1 property="dc:title">Nishani firmosi dekretin, që të marrë truallin e familjes së vet</h1><p>Mire bani. Do te delte budalle po te mos ta firmoste.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.