Përmasa të rrezikshme të masakrës në Egjipt, dje dita më e përgjakshme që nga fillimi i “Pranverës arabe”

Dje ka qenë një nga ditët më të përgjakshme në Egjipt. Dhuna ka hyrë në një fazë të re edhe më të rrezikshme. Ministria e Shëndetësisë njofton se të paktën 525 veta humbën jetën dhe më shumë se 3,700 u plagosën. Por sipas Vëllazërisë Myslimane, nga ndërhyrja e policisë në dy kampe protestuesish në Kajro u vranë më shumë se 4,500 persona. Autoritetet kishin ditë që kishin paralajmëruar se do të ndërhynin për të prishur kampet ku mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane protestonin kundër ushtrisë dhe përmbysjes prej saj të presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi.
Mohamed Ibrahim, ministër i Brendshëm i qeverisë së përkohshme të mbështetur nga ushtria, mori në mbrojtje veprimet e forcave të sigurisë, duke thënë se ata ushtruan forcë minimale kundër kampeve duke përdorur vetëm gaz lotsjellës. Ai fajësoi Vëllazërinë për krijimin e asaj që ai e quajti një gjendje kaosi në të gjithë vendin duke qëlluar mbi policinë, duke sulmuar ndërtesat qeveritare dhe djegur kishat. Megjithatë dëshmitarë okularë thanë se forcat e sigurisë përdorën municion luftarak kundër protestuesve. Pas dhunës së djeshme, udhëheqësi pro-reformave, Mohamed ElBaradei dha dorëheqjen si zëvendës president i përkohshëm. Ai tha se nuk donte të vihej para përgjegjësisë qoftë edhe për një pikë të vetme gjaku.
Tashmë, pas protestave kundër dhe pro Morsit, frika më e madhe egjiptianëve është instalimi i një diktature ushtarake.
Zh.
Comments
Ee shyqyr, me ne fund nje
<p>Ee shyqyr, me ne fund nje lajm tamam se na hapet barkun me kete islamofobine tuaj</p>
Grinden krenat dhe e hà
<p>Grinden krenat dhe e hà populli.</p>
lajm i mir, bravo policia,
<p>lajm i mir, bravo policia, shpresojme te shkojne dhe ca nga keta islamiket tane te ndihmojne vellezerit egjiptian.</p>
Add new comment