Arkiv-Lajme

Mbi 160 milionë USD "politike" largohen nga bankat para zgjedhjeve. A i kontrollon kush?

Postuar në 19 Gusht, 2013 08:09

Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të 2013-ës sistemi bankar i vendit është përballur me tërheqje massive të depozitave individuale në valutë, që deri në fund të qershorit kapin vlerën e mbi 160 milionë dollarëve. Ku kanë shkuar këto para? Ekspertë të sistemit bankar kanë thënë pë TCH se paratë e tërhequra nuk janë përdorur në tregun e brendshëm; nëse do kishte ndodhur kjo, do të kishte ushtruar presion mbi kursin e këmbimit, çka nuk ka ndodhur. Kësisoj, dyshimet më të mëdha janë se paratë kanë dalë jashtë shtetit.

“Luftë” fetare në Përmet, besimtarë të organizuar zaptojnë Pallatin e Kulturës

Postuar në 19 Gusht, 2013 07:16

Ashpërsohet konflikti pas kalimit të Pallatit të Kulturës nën administrimin e Bashkisë së Përmetit, teksa vitet e fundit përdorej si kishë për besimtarët ortodoksë. Rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, dhjetra besimtarë ortodoksë janë përleshur me policinë private që ka marrë përsipër kthimin e kësaj godine sipas vendimit të gjykatës. Rreth 40 besimtarë kanë hyrë forcërisht në këtë objekt, duke sulmuar rojet private që ruanin godinën. Ata kanë thyer dyer e dritare dhe kanë hyrë forcërisht në godinë. Nga sulmi ka edhe roje të plagosur.

Shënim/ Nishani kërkon hetim penal për shpifje. Por “terrori” dhe “shantazhi” që ai denoncon janë ekzagjerime

Postuar në 19 Gusht, 2013 06:41

Në fund të këtij shënimi botojmë reagimin e plotë të presidentit të Republikës lidhur me çështjen “SHQUP” dhe akuzën që i bëhet se në sfond të këtij transferimi prone, është pronësia e truallit pranë selisë së PD-së nga bashkëshortja e Nishanit. Akuza eksplicite është bërë nga gazetari Mero Baze në një editorial javën e kaluar, dhe është rimarrë nga eksponentë të PS, (shih deputeti Lutej, në numrin e sotëm të gazetës Shqip).

Lubonja: Pikërisht kur PD duhej të ishte kokulur, bëhet prepotente e plaçkitëse

Postuar në 19 Gusht, 2013 05:46

Në një shkrim tek “Panorama” e sotme, Fatos Lubonja thotë të vetën lidhur me sagën e “SHQUP-it”. Ai qëmton disa optika e simbolika mbi këtë pronë kundruall forcave politike që janë përfshirë në debat. Ja një paragraf interesant:

Faqja denoncuese e Ramës, e “pakolauduar”. Ekspozonte denoncuesin, ndaj do riformatohet

Postuar në 19 Gusht, 2013 05:04

Denoncimi i ndërtimeve pa leje dhe abuzive në faqen “StopRrënimit.com” të hapur nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, rezolutoi një hap i pakolauduar. Kjo për arsyen e thjeshtë se siç e kërkonte aplikimi, qytetarët duhet të jepnin foton e ndërtimit abuziv, por edhe të shënonin identitetin e tyre të plotë, adresën e e-mail-it, numrin e telefonit dhe bënin dhe një përshkrim të objektit të ndërtuar dhe pronarit të tij. Kuptohet që kjo e ekspozon tërësisht denoncuesit ndaj të denoncuarit.

Qytetar Nderi i kujtdo qoftë. A mjafton thjesht posti?, pyet Braçe (për Nishanin)

Postuar në 19 Gusht, 2013 04:16

Titulli disi i “befasishëm” i Qytetarit të Nderit që presidenti Nishani mori nga bashkia e Libohovës dje, çoi në reagim përmes facebookut deputetin socialist Braçe. Jo për dyshimin se ky titull i shpejtë mund të jetë futur si pjesë e ekuacionit të konfliktit që po përvijohet me mazhorancën e re; por për kriteret e marrjes së qytetarisë së nderit. Braçe nuk flet me emra, por ama:

Gjenerali el-Sisi deklarata pajtuese për Vëllazërinë Myslimane: Në Egjipt ka vend për të gjithë

Postuar në 18 Gusht, 2013 16:19

Vëllazëria Myslimane anulloi pasdite marshimin e parashikuar në lagjen Heliopolis, ku ndodhet pallati presidencial. Media e huaj njofton se formalisht anullimi erdhi për arsye sigurie, ndërsa sipas organizatorëve përgjatë rrugës ishin shumë snajpera. Por, ka nga ata që besojnë se ky vendim erdhi pas hapjes së bëri gjenerali el-Sisi ndaj Vëllazërisë Myslimane: “Rikonsideroni pozicionin tuaj”, ishte ftesa e tij. Megjithatë, televizionet arabe kanë njoftuar formimin e disa kortezheve të vogla, çka ka bërë që situata të jetë e nderë gjatë pasdites, por pa përleshje.

Aleatët e PS-së presin negociatat me Ramën për postet dytësore në qeveri

Postuar në 18 Gusht, 2013 12:55

Në këto ditë të nxehta gushti ka nga ata që presin ende të kuptojnë se ç’rol do të kenë në qeverisjen e re të vendit. Është fjala për aleatët e Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët ende nuk i kanë mbyllur negociatat me kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, për shkak të pushimeve të këtij të fundit. Negociatat kanë mbetur pezull edhe për shkak se nuk ka pasur asnjë të mandatuar nga vetë Rama që të negociojë me aleatët e tij.

Xhufi: Ndërhyrjet e Greqisë në çështjet e brendshme, nxiten nga mungesa e reagimit të shtetit

Postuar në 18 Gusht, 2013 11:14

Pas ngjarjes në Kishën e Përmetit dhe reagimit të Ministrisë së Jashtme greke për këtë çështje, historiani Pëllumb Xhufi ka bërë një analizë lidhur me atë që ai e quan “ndërhyrje të brendshme”. Xhufi shprehet për “Vizion Plus” se reagimi i palës greke për çështje që ndodhin në territorin shqiptar është një veprim i përsëritur dhe pjesë e një strategjie për të krijuar incidente mes dy shteteve tona.

Minarolli: Berisha do të jetë këshilltar i mirë i Bashës. Mosfunksionimi i partisë solli humbjen e PD

Postuar në 18 Gusht, 2013 09:50

Duke iu rikthyer edhe një herë shkaqeve të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit, Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Vili Minarolli, thotë se ajo erdhi për shkak të mosfunksionimit të partisë. “Humbja e zgjedhjeve erdhi edhe nga mosfunksionimi normal i jetës së brendshme të partisë, që nga caktimi i listës së kandidatëve për deputetë, duke rinovuar një numër të madh kandidaturash, personalizimi i fushatës zgjedhore nga lidershipet e partive”, ka komentuar Minarolli për gazetën Shqip, në cilësinë e njërit prej anëtarëve më të vjetër të PD.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme