Qytetar Nderi i kujtdo qoftë. A mjafton thjesht posti?, pyet Braçe (për Nishanin)

Postuar në 19 Gusht, 2013 04:16

Titulli disi i “befasishëm” i Qytetarit të Nderit që presidenti Nishani mori nga bashkia e Libohovës dje, çoi në reagim përmes facebookut deputetin socialist Braçe. Jo për dyshimin se ky titull i shpejtë mund të jetë futur si pjesë e ekuacionit të konfliktit që po përvijohet me mazhorancën e re; por për kriteret e marrjes së qytetarisë së nderit. Braçe nuk flet me emra, por ama:

“A ndonjë kriter për t’u bërë: "QYTETAR NDERI"?!  Sidomos në të gjallë; sidomos kur je i ri; sidomos kur nuk ke jetuar asnjë dits atje ku të shpallin "nder"; sidomos kur nuk ke bërë atje gjë prej gjëje; sidomos kur në tërësinë tënde, jetë, profesion e punë bashkë, s’ke ndonjë gjë që të jesh "nder" i dikujt. Aaa, po, përveç karriges?! Po karrigia e dikujt mund të jetë nder për dikë tjetër apo për ne të gjithë?!”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.