Minarolli: Berisha do të jetë këshilltar i mirë i Bashës. Mosfunksionimi i partisë solli humbjen e PD

Duke iu rikthyer edhe një herë shkaqeve të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit, Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Vili Minarolli, thotë se ajo erdhi për shkak të mosfunksionimit të partisë. “Humbja e zgjedhjeve erdhi edhe nga mosfunksionimi normal i jetës së brendshme të partisë, që nga caktimi i listës së kandidatëve për deputetë, duke rinovuar një numër të madh kandidaturash, personalizimi i fushatës zgjedhore nga lidershipet e partive”, ka komentuar Minarolli për gazetën Shqip, në cilësinë e njërit prej anëtarëve më të vjetër të PD.
Duke komentuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në PD, Minarolli thotë: “Zoti Berisha ka qenë drejtues shteti dhe drejtues i PD-së që nga themelimi i saj dhe ky drejtim ka qenë vetëm histori suksesi në PD. Unë mendoj se zoti Berisha duhet të jetë një këshilltar me shumë vlerë për lidershipin e ri të PD-së dhe jam i bindur se ai di ta luajë shumë mirë edhe këtë rol”. Nga ana tjetër, ambasadori ka vlerësuar vizitat e fundit të Ramës në Itali apo Turqi, si dhe shprehet se anëtarët e rinj të përzgjedhur si ministra “kanë kapacitetet dhe përgatitjen e duhur për ta kryer me sukses detyrën e re”.
Re.Pu
Comments
Vili ka mbetur nxënës i
<p> </p><p>Vili ka mbetur nxënës i përhershëm dhe naiv i shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë.</p>
Add new comment