Gjenerali el-Sisi deklarata pajtuese për Vëllazërinë Myslimane: Në Egjipt ka vend për të gjithë

Vëllazëria Myslimane anulloi pasdite marshimin e parashikuar në lagjen Heliopolis, ku ndodhet pallati presidencial. Media e huaj njofton se formalisht anullimi erdhi për arsye sigurie, ndërsa sipas organizatorëve përgjatë rrugës ishin shumë snajpera. Por, ka nga ata që besojnë se ky vendim erdhi pas hapjes së bëri gjenerali el-Sisi ndaj Vëllazërisë Myslimane: “Rikonsideroni pozicionin tuaj”, ishte ftesa e tij. Megjithatë, televizionet arabe kanë njoftuar formimin e disa kortezheve të vogla, çka ka bërë që situata të jetë e nderë gjatë pasdites, por pa përleshje.
Gjatë pasdites, La Repubblica njofton se burri i fortë i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, bëri një ndërhyrje duke deklaruar se "në Egjipt ka vend për të gjithë ". Kjo është fraza më e pajtuese që ka thënë ndonjëherë komandati i forcave të armatosura, i cili gjithsesi ka mbrojtur masat e ndërmara nga qeveria e përkohshme. Ai i cilësoi ato "transparente" de të nevojshme për të vendosur rregullin.
Re.Pu
Comments
Me El-Sisin eshte shoqeria

Me El-Sisin eshte shoqeria intelektuale egjiptiane, studentet, profesoret, mjeket, gazetaret, artistet, shkencetaret, njerezit virtuoze. Me Vellazerine Myslimane jane njerezit me injorante e te dhunshem te prodhuar ne seri neper medresete sunite, shume prej te cileve kane krijuar brigada qe prej muajsh operojne ne Siri duke kryer krimet me makabre nen emrin e Allahut.

Une jam per nje Egjipt laik te njerezve te zgjuar, jo per nje Egjipt fondamentalist te udhehequr nga mjekeroshet vehabiste qe kaq shume urrejtje e dhune mbartin ne mendjet e tyre.

Ti mos je gje perfaqesuesi i

Ti mos je gje perfaqesuesi i Egjptianeve ne web? Mos jeton gje ne Egjipt? Se mos pe ndonje enderr dhe na e shkruajte ketu pa qene nevoja...

Egjipti, duam apo nuk duam,

Egjipti, duam apo nuk duam, eshte perfundimisht i destabilizuar. Po te shikosh historine e Vllazerise Muslimane qe nga krijimi e deri tani, verehet se fitorja e zgjedhjeve te fundit ishte momenti i tyre i se vertetes. Sh.B.A-ja dhe fuqite e tjera perendimore deshen ta provonin (nuk kishin zgjidhje tjeter) se si do shkonin nje pale zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Egjipt. Kur pane se Morsi po merte drejtim tjeter atehere u thirren ne ndihme gjeneralet. A ishte ai nje putch i mirfillte? Pa dyshim. A duhej bere per te mos lene Egjiptin te binte ne preherin e radikalizmit islamik dhe grupeve ekstermiste te pa numerta? Perseri mire bene. Nese nuk do behej aterhere Egjipti do vinte ne rrezik kthimin e vendit dhe me gjere ne nje vater zjarri dhe do riste pasigurine e Izraelit. Po 47miliard dollaret e investuara nga Sh.B.A-ja gjate tridhjet viteve te fundit ku do perfundonin? Pastaj, lufta e vertete per Egjiptin po behet midis Amerikes dhe Rusise per vendosur kontrollin mbi ate vend. Amerika i vonoi Morsit shitjen e kater F16 ne Korrik. Ruset kane kohe qe i ofrojne te tyret.

Spiralja ku ka hyre Egjipti eshte e rrezikshme dhe me pasoja. Genie is out of the bottle. Rezultatet e viteve te tera te fermentimit nen rregjimin e Mubarakut.

Add new comment