Lubonja: Pikërisht kur PD duhej të ishte kokulur, bëhet prepotente e plaçkitëse

Postuar në 19 Gusht, 2013 05:46

Në një shkrim tek “Panorama” e sotme, Fatos Lubonja thotë të vetën lidhur me sagën e “SHQUP-it”. Ai qëmton disa optika e simbolika mbi këtë pronë kundruall forcave politike që janë përfshirë në debat. Ja një paragraf interesant:

“Vendimi për të kaluar PD-ja te ndërtesa e Shtëpisë Qendrore të Oficerëve ishte një e papritur jo vetëm e turpshme, por edhe një akt që dha disa mesazhe tejet shqetësuese. Së pari, s’ka qytetar normal të qytetit të Tiranës që të mos e përjetojë atë si një akt plaçkitjeje të pronës publike. Dhe kjo pikërisht në momentin kur kjo parti do të duhej të ishte më kokulur se kurrë, pasi është ndëshkuar me votë pikërisht për arrogancë, prepotencë dhe për politika plaçkitëse të pronës publike. Mesazhi është se s’ka shpresë që kjo parti të reflektojë qoftë edhe një sekondë për dënimin që i dha publiku”. Por në fund, Lubonja nuk është se ka shumë besim që Rama, si kryeministër do të veprojë realisht kundër këtij transferimi.

Shkrimin e plotë e gjeni në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/08/19/mbi-seline-e-pd-dhe-shqup-in/

a.k

Comments

Submitted by Nonim (not verified) on

Nje shkrim i mire.

Nuk ka lidhje okelio qe ka vene ResPublica me shkrimin...

Shume thjeshte, nese lexon shkrimin e plote, mund te jete: "Edi Rama, ka shkelur rregulloren urbanistike"

"I kujtoj lexuesit gjithashtu se lejet e ndërtimit të grataçielave që e bëjnë godinën e PD-së të paligjshme, sepse janë kundër rregullores urbanistike, i ka dhënë Edi Rama, i cili tani po thotë se dekreti i kalimit të godinës së SHQUP-it PD-së është i paligjshëm dhe i turpshëm. "

Pjesa qe me pelqen me shume eshte:

Nuk mund të harrojmë se PD ka lindur si një parti që kërkonte të përfaqësonte frymën kundër regjimit të kaluar. Edhe fakti që PS-ja ka vazhduar të qëndrojë në ndërtesën kur ishte Komiteti i Partisë së Tiranës, kurse PD-ja në një ndërtesë më pa identitet në lidhje me të kaluarën e regjimit, kishte një simbolikë të vetën. Kalimi i PD sot te godina e selisë së Shtëpisë Qendrore të Oficerëve, me një histori dhe arkitekturë që të kujton ndërtesat e regjimit, sikur i heq edhe leskrën e fundit të hipokrizisë kësaj partie, që në fakt ka qenë trashëgimtare e PPSH-së si në frymë, edhe në stil...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.