Xhufi: Ndërhyrjet e Greqisë në çështjet e brendshme, nxiten nga mungesa e reagimit të shtetit

Pas ngjarjes në Kishën e Përmetit dhe reagimit të Ministrisë së Jashtme greke për këtë çështje, historiani Pëllumb Xhufi ka bërë një analizë lidhur me atë që ai e quan “ndërhyrje të brendshme”. Xhufi shprehet për “Vizion Plus” se reagimi i palës greke për çështje që ndodhin në territorin shqiptar është një veprim i përsëritur dhe pjesë e një strategjie për të krijuar incidente mes dy shteteve tona. Duke mbështetur veprimin e përmbarimit për t’ia rikthyer Pallatin e Kulturës Bashkisë së Përmetit, Xhufi thotë se qëndrimi i shtetit fqinj ngjan me politikat e ndjekura nga grekët në fund të shekullit të 19, “ndërkohë që sot është një realitet tjetër dhe Shqipëria ka kishën e saj autoqefale, e cila nuk pranon ndërhyrje nga asnjë vend apo asnjë shtet”.
Sipas Xhufit, ndërhyrjet e Greqisë në çështje si Kisha e Përmetit, inkurajohen nga mungesa e reagimit të shtetit shqiptar. Në deklaratën e saj të para dy ditëve, Ministria e Jashtme e Greqisë e kishte cilësuar si të papranueshme nxjerrjen jashtë të Kishës në Përmet, pavarësisht vendimeve gjyqësore.
Re.Pu
Comments
Plotesisht te drejte

Plotesisht te drejte profesor! Bile pa te hequr nje presje te vetme.

Jemi kthyer ne nje shtet zvarranik te cilin e merrin prej hunde sa majtas e djathtas. Na kerkojne gjera qe nuk na i japin as ne enderren me te larget dhe ne si leckamane nuk njohim as fjalen me te thjeshte e me te perdorur ne merredheniet nderkombetare: R E P R O C I T E T! Mbase ngaqe eshte nje fjale per shtetet dhe qeverite virtuoze dhe dinjitoze dhe siç duket jemi yje drite larg DINJITETIT DHE VIRTUOZITETIT, TURP TURP TURP!

...Mosreciprocitetin e ka

...Mosreciprocitetin e ka zbatuar me pare USA-mik...apo e kam gabim?!

Ti Tsimaqis ne mos gaboj je

Ti Tsimaqis ne mos gaboj je ai grekofoni apo shqipfolesi i shitur tek Janulle qimeshellira, qe komenton edhe tek Tema. E kote te harxhosh kohen me ty kur s'e harxhon as Zoti qe te ka braktisur ne fatin tend te mjere!

Shoku Xhufi, Po deklaratat e

Shoku Xhufi,

Po deklaratat e shume vendeve te botes, midis tyre perfshi dhe Shqiperine, lidhur me vrasjen e shume e shume demonstruesave ne Kairo,jane ndrhyrje ne punet e brendeshme te Egjyptit?

Jakni more ne vete! Nuk ju lene hoxhet te shikoni me vertetesi ngjarjet. Jepni ndihmesen, ne se mundeni, per zgjidhjen drejt te problemit, se me keto shkrime dhe reagime po ngjallni nje 1967-1968 te dyte kunder besimeve fetare ne Shqiperi. Ne mos, po mos i ngateroni punet me keq se c'jane ngateruar. Ti natyrisht ke te drejte te mbrosh vitin 1967-1978 sepse je ne ata canak.

Add new comment