Arkiv-Lajme

Leka I, kundërshton paligjshmërinë e emërimit të Janullatos që më 1992

Postuar në 22 Gusht, 2013 10:43

Në shtator të vitit 1992, kur Patrikana e Stambollit kishte emëruar si kryepeshkop të Kishës Autoqefale Shqiptare klerikun grek Anastas Janullatos, pretendenti për fronin e Mbretit të Shqipërisë, Princi Leka I, i dërgoi një letër-protestë arqipeshkvit Vasalomeos I. Alma Mile sjell sot te Panorama faksimilen, ku ai e quan gabim emërimin e Janullatosit, duke shkelur kështu të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare të përcaktuara që me Kushtetutën e vitit 1928.

Më poshtë, letra:

 

Rikthehet Berisha që njohim, (i aftë për të prodhuar “çadra-pistoletë”) quan takimin e Ramës në Vlorë, antikushtetues!

Postuar në 22 Gusht, 2013 09:26

Kryeministri në ikje akuzoi sot Kryeministrin në ngjitje Edi Rama se me mbledhjen e qeverisë së tij në Vlorë ka dhunuar Kushtetutën, nëpërkëmbur Parlamentin dhe Presidentin!

Bëhet fjalë për mbledhjen e Ramës me të emëruarit e tij si ministra, në Vlorë. Edhe pse është një takim më se normal, Berisha duket se preferon që ata mos të takohen fare deri ditën që do bëjnë betimin përndryshe... janë antikushtetues!! E tërë kjo zhurmë më tepër ngjan si nevojë për të hequr vëmendjen nga ajo që ai vetë po i bën SHQUP-it.

Në një mesazh në FB (vendi i thashethemeve) ai shkruan:

Spiuni i Wikileaks, Bradley Manning i kërkon Obamës që ta falë dhe... vendos të bëhet femër me emrin Chelsea!

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:26

“Spiuni” i Asanzhit, Bradley Manning, është dënuar dje me 35 vjet burg. Në një letër të shkruar sot i ka kërkuar Obamës që ta falë. "Kam thyer ligjin për dashurinë e vendit tim dhe ndjenjën e detyrës ndaj të tjerëve dhe në qoftë se ju e refuzoni kërkesën time për mëshirë, do ta kryej dënimin, duke e ditur se ndonjëherë duhet të paguash një çmim të lartë për të jetuar në një shoqëri të lirë"

Por, gjëja që ka kuriozuar publikun është kërkesa që ai i ka bërë ndjekësve që ta thërrasin me emrin Chelsea, sepse ai ka ndërmend t’i nënshtrohet një terapie hormonale për të ndërruar gjini.

Peticioni për Shqipërinë Natyrale, deputeti shqiptar në Mal të Zi mund të hajë 15 vjet burg

Postuar në 22 Gusht, 2013 07:02

Bëhet fjalë për një peticion të iniciuar nga Koço Danaj, “Shqipëria Natyrale”, që mëton të mbledhë deri në nëntor të këtij viti mbi 1 milionë nënshkrime që do t’i dorëzohen Uashingtonit, Berlinit, Vjenës, Parisit, Londrës dhe Brukselit, si vullnet i shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë si dhe i diasporës shqiptare në perëndim, që shqiptarët e Ballkanit perëndimor të jetojnë në një shtet të vetëm, me kryeqytet Tiranën.

Janullatosi na informon se kisha solli kulturën dhe bën një paralelizëm jo shumë argumentues me “Kuranin”

Postuar në 22 Gusht, 2013 06:38

Vetë Kryepeshkopi Janullatos është rrekur të argumentojë pse Qendra e  Kulturës (që ai e konsideron apriori Katedrale) është një vend i shenjtë për besimtarët. Z. Janullatos hedh poshtë pretendimet se po dëmtojnë kulturën, përmes këtyre rreshtave:

Artan Hoxha në mbrojtje të marrjes së SHQUP-it, dhe 2 skenarë, rruga e gjatë e rruga e shkurtër

Postuar në 22 Gusht, 2013 05:10

“Ferra SHQU(P) dhe lepuri i urrejtjes” e ka titulluar Artan Hoxha shkrimin e tij te Panorama e sotme, ku siç mund të kuptohet ai e përmbledh tek “urrejtja – politike, klasore, breznore” atë që motivon këdo që nuk pranon që SHQUP t'i jepet PD-së. “Demokratët nuk meritojnë seli” është fraza idhnake me të cilën Hoxha përshkruan motivimin e opozitës për të ngulmuar se partitë janë themelet e shtetit dhe kanë nevojë për seli dinjitoze.

Grekët dje në kufi, shkelje e të drejtave të njeriut, kthejnë dhe të sëmurë të nisur për kurim

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:52

Gazeta Panorama sjell një histori njerëzore nga kufiri i bllokuar dje nga grekët. Është një nga të shumtat histori që krijon kushtet edhe për të paditur Greqinë n ë Strasburg për shkelje të të drejtave të njeriut.

Shënim: A do t’i shembë ‘Sarajet’ Mirela Kumbaro?

Postuar në 22 Gusht, 2013 02:56

Deputetë të PS-së dhe disa zëra në media kanë folur këto ditë rreth interesave personale të familjes presidenciale për zhvendosjen e PD-së nga selia e saj aktuale. Sipas tyre, vjehrri apo vjehrra e Presidentit Nishani janë bashkëpronarë të truallit mbi të cilin ngrihet lokali ‘Sarajet’ dhe një pjesë e godinës së selisë aktuale të PD-së. Dhe me largimin e PD-së nga selia, sipas tyre, hapet rruga që në këtë truall të ngrihet një qiellgërvishtës i ngjashëm me ata që janë aty rrotull.

Media flet, maxhoranca e re nuk e pranon, por Berishës po i stolisin zyrën në ndërtesën e SHQUP-it

Postuar në 22 Gusht, 2013 02:42

z. Berisha na ka furnizuar non-stop gjatë qeverisjes së vet me teorinë e “faktit të kryer”, duke anashkaluar opinionin publik dhe institucionet. E fundit që po bën është marrja e SHQUP-it, (që sipas analistëve është një kauzë për të shkaktuar trazira më vonë). Ndërsa opinioni publik vazhdon të debatojë çështjen e SHQUP-it e maxhoranca e re nuk e pranon, burime mediatike thonë se zhvendosja realisht po ndodh. Dje, dhe sot.

Kuriozitet i madh për takimin e kabinetit të Ramës. Por, është vetëm një mbledhje qeverie!

Postuar në 21 Gusht, 2013 16:30

Me kuriozitet të madh është pritur takimi i kabinetit Rama në Vlorë. Media madje ka reportuar dhe detaje të tipit, “me kë e piu kafen e parë”, etj (me ministrant e LSI, për kuriozët).

Edhe pse me dyer të mbyllura për shtypin, është mësuar se séance e parë ka kaluar me diskutimin e programit. Sipas TCH referuesit kanë qenë bashkëhartuesit e programit të 300 ditëve të para, Beqja e Haxhinasto që kanë folur në takim. Piketat e përbashkëta të qeverisjes dhe koordinimit të çdo dikasteri pritet të jenë produkti i takimit në qytetin e Vlorës, të kabinetit të ri qeveritar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme